Kryeministrat e Malit të Zi dhe atij të Shqipërisë Dritan Abazoviq dhe Edi Rama, do të nënshkruajnë të hënën marrëveshjen dypalëshe për ndërtimin e urës në lumin Buna, njoftohet nga Qeveria.
Abazoviq dhe Rama do ta nënshkruajnë marrëveshjen në një takim të përbashkët të qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë, që do të mbahet në godinën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi më 27 shkurt.