Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Abazoviq, do të bëjë një vizitë zyrtare sot në Plavë Guci

Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, do të bëjë një vizitë zyrtare në Komunën e Plavës dhe Komunën e Gucisë, sot e Premte 9 Prill 2021.

Gjatë vizitës, zëvendëskryeministri Abazoviq do të bisedojë me udhëheqjen e vetëqeverisjes lokale të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Plavë Nihad Canoviq dhe bashkëpunëtorët e tij (11.00). Pas kësaj, zëvendëskryeministri së bashku me Kryetarin e Komunës, do të japin një deklaratë për media (11.45-12.00).

Gjatë vizitës së tij në Komunën e Gucise , Zëvendës Kryeministri Dr. Dritan Abazoviq do të bisedojë me udhëheqjen e vetëqeverisjes lokale të kryesuar nga Kryetarja e Komunës Anela Çekiq dhe bashkëpunëtorët e saj (12: 15h-13.00h). Pas kësaj, zëvendëskryeministri, së bashku me Kryetaren e Komunës, do të japin një deklaratë për media (13.00h-13.15h).

Exit mobile version