Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka udhëtuar për në Uashington, ku sot në Departamentin e Shtetit do të takohet me të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të pasohet nga takime me kongresmenë dhe senatorë të shumtë në Capitol Hill.
Siç është raportuar nga kabineti i kryeministrit, takimet e Abazoviqit me anëtarët e Kongresit paraqesin një mundësi për të diskutuar për të ardhmen euroatlantike të rajonit, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve partneriteti dhe aleancë me SHBA-në.
“Kjo pjesëmarrje do të konfirmojë përkushtimin e Malit të Zi për proceset dhe reformat e mëtejshme integruese dhe do të përmirësojë më tej mirëkuptimin e ndërsjellë që do të nxisë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Përveç takimeve me zyrtarët amerikanë, janë planifikuar takime me organizata të shumta në Uashington. Kryeministri i Malit të Zi do të ndër të tjera mysafir në seancën e posaçme të Këshillit Atlantik”, bëjnë të ditur në njoftimin për media.