Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka kërkuar menaxhmentit të ri të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare që të kontrollojë nëse agjentët e shërbimit sekret e kanë përgjuar në korrik, para nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Abazoviq ka kërkuar nga menaxhmenti i ri i Agjencisë që të kontrollojë vërtetësinë e atyre informatave, raporton Vijesti, transmeton Klankosova.tv.
Abazoviq ka konfirmuar se ka kërkuar kontroll, por ka theksuar se nuk do të komentojë asgjë derisa të marrë një përgjigje të saktë nga Agjencia.
Abazoviq dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, nënshkruan Marrëveshjen Themelore më 3 gusht, pa njoftim paraprak.
Nënshkrimi shkaktoi një reagim të furishëm nga publiku dhe strukturat politike pranë Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Partisë Socialdemokrate.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore, Abazoviq nuk i mbijetoi votës së mosbesimit në Parlamentin e Malit të Zi