Site icon PLAVA E GUCIA SOT

’Abazoviq i preferuari i ndërkombëtarëve’’

Situata politike në Mal të Zi është mjaft e komplikuar dhe shumë vështirë të parashihet se si do të jetë zgjidhje e këtij ngërçi politik.

Në analizën se kush është i preferuari i ndërkombëtarëve në situatën aktuale politike në Mal të Zi, analisti politik Mishel Zubenica për b92 beson se ka gjasë që ai të jetë Abazoviq, transmeton Ulqini Online.

“Për të qenë i hapur, të huajt aktualisht kanë ndikimin më të madh në këtë koalicion qeverisës. Këta janë zyrtarë perëndimorë dhe vendimi i tyre do të jetë vendimtar. Nëse duan që Krivokapiç të mbetet kryeministër, ai do të qëndrojë. Mirëpo, siç janë gjërat tani, i preferuari i tyre është ende Abazoviq dhe po luajnë kartën që ai të jetë një figurë vendimtare politike në periudhën e ardhshme. Unë mendoj se ai do të jetë në gjendje të shtyjë qëllimet e tija politike”, sqaron Zubenica.

Sipas këtij analisti me shumë gjasa do të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

Exit mobile version