Në pyetjen e gazetarëve nëse do të kërkojë të jetë mandatar pas rënies së Qeverisë, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha se do të vendoset pasi të kenë përfunduar konsultimet me të gjitha palët. Ai në konferencën për media tha se nuk priet që protesta të radikalizohej dhe se nuk sheh problem në shprehjen e pakënaqësisë së qytetarëve. Ai thekson se nëse dikush dëshiron ta kthejë në demonstrata shkatërruese, shteti do të përgjigjet. “Por unë nuk shoh se mund të vijë deri te kjo dhe nuk kam asnjë informacion se kjo mund të ndodhë. I jam mirënjohës Mitropolitit Joanikije për mesazhin pajtues të djeshëm”, tha ai. Ai beson se Qeveria e pakicës dhe ajo teknike janë të njëjta dhe se ky është propozimi i koalicionit „E bardha mbi të zezën“. “Nëse dikush bën një propozim më të mirë, ne jemi këtu për të folur, mbështetur dhe përgëzuar, por kjo është ideja jonë”, tha ai. Abazoviq foli edhe për programin ekonomik „Evropa Tani“ ku ndër të tjera theksoi: “Sa i përket standardeve të qytetarëve, unë jam absolutisht për këtë dhe besoj se ky program duhet të përmirësohet për të mirën e qytetarëve, problemi i vetëm është se votohet lehtë nga ana e shpenzimeve dhe nuk kemi të ardhura”, tha ai.