Site icon PLAVA E GUCIA SOT

ABAZOVIQ KËRCËNON GJUKANOVIQIN ME SHKARKIM

Zëvendëskryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka paralajmëruar me shkarkim presidentin e këtij vendi, Millo Gjukanoviq.

Ky reagim erdhi pasi presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i‘a ka  kthyer Kuvendit në rishqyrtim dhe rivotim ligjet, të cilët sipas tij  Kuvendi pa kuorum të nevojshëm i kishte aprovuar më 29 dhjetor 2020, e në mesin e tyre edhe Ligjin për ndryshime e plotësime të Ligjit mbi Liritë Fetare  zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq  ka deklaruar në një postim në rrjetin Twitter se Gjukanoviq ia ka dhënë vetit kartonin e verdhë dhe se do ta shkarkojnë nëse e shkelë Kushtetutën.

Kësaj kanosje Presidenti Gjukanoviq i është përgjigjur duke thënë se Abazoviq, Krivokapiq e pjesëtarët e tjerë të pushtetit aktual nuk kanë nevojë ta mbrojnë Malin e Zi nga ai dhe të mos merren me “gjykime” meqë Gjykata Kushtetuese është institucioni më kompetent juridik shtetëror.

Gjukanoviq ka treguar vendosmërinë që ta pengojë shkatërrimin e shtetit nga ana e pushtetit aktual.

Exit mobile version