Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka përshëndetur iniciativën e një grupi të senatorëve amerikanë për të miratuar një ligj të posaçëm për Ballkanin Perëndimor që do të inkurajonte zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit.
Abazoviq ka thënë se prapa çdo nacionalizmi në Ballkan Perëndimor qëndron korrupsioni e po ashtu liderë politikë që duan ta mbajnë rajonin në “status-quo”.
“Gjithmonë e përsërisë se pas nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni dhe liderët politikë që qëllim e kanë ta mbajnë gjithë rajonin në ‘status-quo’. Prandaj, jam i kënaqur se partnerja jonë kryesore e politikës së jashtme, SHBA-ja – e ka pranuar këtë fakt dhe ka nisur fuqishëm procesin e aktivizimit të mekanizmave që do të kontribuojnë në shtypjen e efekteve të dëmshme të strukturave të tilla në periudhën e ardhshme. Algoritmi është i thjeshtë, nëse e mposhtim korrupsionin, do të eliminojmë financuesit dhe ‘helmuesit’ e skenës publike, që inkurajojnë nacionalizmin dhe ekstremizmin”, ka thënë Abazoviq për “Vijesti”.