Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Abazoviq: Për të arritur qëllimet tona kalojmë edhe në opozitë nëse është e nevojshme

Zëvendëskryeministri i shkarkuar në Mal të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare “URA”, Dritan Abazoviq, ka kërkuar përshpejtimin e dorëheqjes së kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

“Kjo qeveri përfundon më 4 shkurt, edhe nëse kryeministri nuk jep dorëheqjen ndërkohë”, theksoi Abazoviq, shkruan RTCG, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i “URA” tha për TV Prva se Mali i Zi ka nevojë për reforma rrënjësore dhe thelbësore dhe se nevojiten hapa seriozë në drejtim të sundimit të ligjit.

Mes tjerash, Abazoviq, tha se “URA” edhe pse është pjesë e qeverisë aktuale është gati të shkojë në opozitë nëse është e nevojshme për të arritur qëllimet e saj – një Mal i Zi i lirë, evropian, demokratik, i qëndrueshëm në rrugën drejt BE-së.

“Në një moment dhe unë e pashë këtë, por u përpoqa t’i jepja një karton të verdhë kryeministrit brenda, për të krijuar ndjenjën se asnjë nga 41 deputetët nuk do të lejohet të votojë kundër qeverisë sepse do të shpallej tradhtar, ndaj ne mund të qeverisim si të duam, e paralajmëroi kryeministrin për këtë”, tha Abazoviq.

Tutje Abazoviq tha se mbështet themelimin e subjekteve të reja politike dhe është i gatshëm për lojë politike, por thekson se nuk është e pranueshme që partitë e reja të krijohen duke keqpërdorur resurset shtetërore.

Exit mobile version