Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Abazoviq përmend OJQ-të në kontekst me mafian. Reagon shoqëria civile:”Të sqarohet ose të kërkojë falje”

Deklarata e Abazoviq në konferencën për media, në të cilën ka theksuar se politikanë, OJQ dhe mafia janë pengesat kryesore për avancimin e Malit të Zi, ka ngjallur reagime të shpra në sektorin e shoqërisë civile. Instituti për Politika Sociale dhe Arsimore kërkon nga Abazoviq që sa më parë të publikojë se cilën OJQ kishte parasysh kur bëri këto akuza, ose t’i kërkojë falje gjithë sektorit të OJQ.

Reagim ka ardhur edhe nga Bojana Jokiq, kryetare e Këshillit Ekzekutiv të Forumit LGBT Progres, e cila e quajti skandaloze dhe se ishte e tronditur me deklaratën e Abazoviq, duke theksuar se mendonte se Abazoviq e dinte se OJQ-të ofrojnë shërbime që institucionet nuk janë në gjendje t’i ofrojnë, veçanërisht për njerëzit në rrezik të lartë nga varfëria, dhunës dhe diskriminimit mbi çdo bazë. Deklaratën e Abazoviq ajo e quajti targetim të OJQ dhe kërkoi nga ai që të kërkojë falje këtij sektori.

Exit mobile version