Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Abazoviq: Qeveria do të bjerë nëse listat tradhtojnë marrëveshjen

Bartësi i listës ” E zezë në të bardhë”, Dritan Abazoviq, deklaroi se ai personalisht beson se Kryeministri i ri i Malit të Zi duhet të jetë dikush me “orientim qytetarë, progresiv i cili do të ishte një reklamë e mirë për Malin e Zi në botë por edhe në vetë Malin e Zi”, duke deklaruar se është shumë herët të flitet për zgjidhje personale.

Ai gjithashtu deklaroi se qeveria e përbërë nga tri listat fituese të opozitës do të binte nëse ata tradhtojnë marrëveshjen e tyre të përbashkët.

“Unë pres që ata që duan të jenë pjesë e marrëveshjes të respektojnë vetë marrëveshjen. Nëse kjo hipotetikisht nuk përmbushet, qeveria do të bjerë. 

Sipas tij nëse iniciohet tërheqja e njohjës së Kosovës, ai largohet nga Qeveria.

Absolutisht do të dalim nga Qeveria. Absolutisht largohem nga një Qeveri e tillë që inicion diçka të tillë. Nëse vjen jashtë kësaj marrëveshje me u iniciu, ne s’jemi më pjesë e Qeverisë së Malit të Zi”, tha ai për Klan Kosova.

Ai foli për bashkëpunim me BE dhe NATO-n. “Njësoj është edhe për pikat tjera, këtu ka edhe interesa të tjera të popullit malazez, ka shenja tjera identiteti, bashkëpunimi me NATO-n, çdo pikë prej atyre shtatë nëse preken, nuk është partneri ynë. Ne duhet të bëjmë bashkëpunim – neve na duhet të shkojmë drejtë Bashkimit Europian, neve na duhet NATO se jemi shtet i vogël, na duhet bashkëpunimi me vendet e rajonit, partitë e pakicave”, – përfundoi ai./Malësia.ME/

Exit mobile version