Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Abazoviq; Rrëzimi i Qeverisë do të shuante ëndrrën evropiane të Malit të Zi


Përgatiti Gj. Dukaj

Kryeministri, Dritan Abazoviq, deklaroi se në takimin e djeshëm në mëngjes, është konstatuar se përbërja e 43-të të Qeverisë, do të duhej të ruhet dhe se nuk është opsion më i mirë të shkohet në zgjedhje në këtë situatë. Ai, është shprehur se mbetet i qëndrimit se marrëveshja bazë me Kishën ortodokse serbe, nuk do të duhej të jetë temë e cila tërheqë vëmendjen e qeverisë.

Abazoviq, sot ka biseduar me presidentin e vendit, Millo Gjukanoviq dhe nënkryetarin e Qeverisë, Rashko Konjeviq. “Mund të rrëzohet Qeveria e Malit të Zi por atëherë shuhet ëndrra evropiane. Nuk ka Gjyq kushtetues, nuk ka kryeprokuror shtetëror, prandaj Mali i Zi do të humb shansin i cili është paraqitur pas krizës në Ukrainë”, shprehet Abazoviq dhe ka shtuar se “nëse  rrëzohet Qeveria, do të shkohet në zgjedhje, prandaj shtrohet pyetja deri kur do të konstituhet  Qeveria e re, a do të ketë shumicë të duhur dhe, në këtë situatë, humbasim perspektivën evropiane”, pohon kryeministri. Në takimin e sotëm në Qeveri, morën pjesë përafqësues të pastive parlamentare të cilat përbëjnë shumicën aktuale në Kuvend. 

Exit mobile version