Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Abazoviq tregon se kush po e mbështet për kryeministër të Malit të Zi

Njeriu që ka marrë të drejtën për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është i kënaqur me takimin e sotëm me përfaqësuesit e opozitës dhe se “gjithçkaje po i vjen fundi”.

“Madatari ka përfunduar pjesën e punës që i takon. Tani gjithçka varet nga partitë. Aktualisht kemi mbështetjen e partive të pakicave, SNP dhe koalicionit ‘E Bardha në të Zezë”, tha politikani shqiptar.

Ai gjithashtu deklaroi se agresioni kundër Ukrainës nxiti frikë në disa struktura, raporton vijesti.me.

Abazoviq tha gjithashtu se është e pranueshme që SNP-ja të jetë në Qeveri. “Vlladimir Jokoviq nënshkroi një memorandum në të cilin flitet qartë për agresionin rus. Mbetet shumë e pasigurt nëse SD dhe SDP do ta mbështesin qeverinë. Nuk ka nevojë të mbahet një mbledhje e re, por nëse dikush e kërkon, nuk kam asgjë kundër. Sa i përket DPS-së sjellja e tyre është më korrekte se e tjerëve që nga fillimi, ndoshta sepse ata e dinë se nuk do të jenë në qeveri”, tha Abazoviq.

Ai shtoi se Kuvendi do të “zhbllokohet ashtu siç e përmenda më herët”. Abazoviq njoftoi se nesër do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë. 

Exit mobile version