Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Abazoviq viziton Krajën. “Hapja e pikës kufitare do të jetë prioritet”

Zgjedhjet lokale në Komunën e Tivarit kanë sjellur në Krajë edhe zyrtarët më të lartë të vendit, gjegjësisht kryeministrin në detyrë Dritan Abazoviq, por edhe kryetarin i Alternativës ShqiptareNik Gjeloshaj,ministrat Goran Gjuroviq, Marash Dukaj, drejtorin e Drejtorisë për investime kapitale, Esmin Beqaj si dhe kandidatin për këshilltarë të ASH, Artan Çobi.

Kujtojmë se bartës i listës së LQ ABR në komunën e Tivarit është vetë ministri Gjuroviq, ndërsa pjesë e listës është edhe ASH.

Në profilin e facebook të kësaj partie thuhet se gjatë vizitës u bisedua për shumë çështje që i brengosin qytetarët e kësaj zone etnike shqiptare.  Një ndër ta është hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj, një pjesë e rrugës e së cilës është përfunduar, ndërsa hapja e saj do të jetë  një nga prioritet e pushtetit të ri lokal si dhe Qeverisë së Malit të Zi. Po ashtu u diskutua edhe për shumë çështje tjera të rëndësishme, siç është infrastruktura rrugore dhe ujësjellësi.

Exit mobile version