Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Abetare e përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë të Malit të Zi

Ministrja shqiptare e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka bërë me dije se së shpejti do të ketë Abetare të përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi.

Lajmi vjen pasi Shqipëria dhe Kosova e nisën këtë vit shkollor me abetare të përbashkët për të gjithë nxënësit e klasave të para në të dy vendet.

Në një postim që ka bërë në Facebook, Kushi njoftoi se sot priti në një takim homologun e Malit të Zi, Miomir Vojinoviç.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.

“Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Z. Miomir Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt”, shprehet ministrja në një postim në rrjetet social. 

Exit mobile version