Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Adriana Hoxhiq e përkëdhelura e Listës Serbe në Veri të Kosovës

Adriana Hoxhiq

Lista e Adriana Hoxhiq ka dalur e para nga partitë boshnjake në zgjedhjet e mbajtura me 14 shkurt në Kosovë.

Dyshimet se ajo ka qenë e përkëdhelura e Listës Serbe në Kosovë kanë dalur në pah pas publikimit të rezultateve ku siç shihet, Hoxhiq ka pak vota në komunitetin boshnjak në Kosovë, por votat i ka marrë në komunat Veriore ku numri i boshnjakëve është shumë i vogël.

Se Hoxhiq ka lidhje të kahershme me politikën serbe, tregon fakti se ajo në zgjedhjet e vitit të kaluar kishte votuar për zgjedhjet në Serbi, në komunat Veriore të Kosovës.

Ndaj fitores së dyshimtë të saj kanë reaguar edhe dy përfaqësueset e partive boshnjake në Kosovë, Emilia Redzepi e Duda Balje të cilat kanë bërë thirrje që shteti i Kosovës duhet të reagojë dhe mos të njeh fitoren e dyshimtë të listës së Hoxhiq.

Vlen të theksohet se Adriana Hoxhiq  është me origjine nga Gucia.

Exit mobile version