Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Aeroportet e Malit të Zi kanë dhuruar mjete për dezinfektim 10 komunave në Veri

Tre mijë litra tretësirë për dezinfektim u janë ndarë 10 komunave në Veri të Malit të Zi, përmes aksionit humanitar “Sterilizator”, si ndihmë në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

“Sterilizator” është tretësirë për dezinfektim në bazë të acidit acetik, i cili ka aromën e uthullës dhe se nuk është e nevojshme ajrosja (ventilimi) e as shpërlarja e hapësirave të dezinfektuara. Shfrytëzohet në dezinfektimin e përditshëm për përdorim nga jashtë dhe atë profesional.

Aeroportet e Malit të Zi, në bashkëpunim me Birrërinë e vogël zejtare “Montenegro Brewing Co” nga Spuzha, donacionin ua kanë orientuar shtabeve komunale në krizë në: Shavnik, Kollashin, Mojkovac, Bijello Pole, Beran, Petnjicë, Rozhajë, Andrijevicë, Plavë dhe Guci.

Në emër të aeroporteve të Malit të Zi, përfaqësuesve të komunave në fjalë, donacionin ua ka dorëzuar këshilltari i drejtorit ekzekutiv, Dragan Radulloviq.

Shaban Hasangjekaj

Exit mobile version