Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Agim Aliçkaj emërohet drejtor ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti mbledhjen e parë në vitin 2025, ku u diskutua për shumë çështje të rëndësishme për avancimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe kombin shqiptar në Uashington, DC.

U propozua që Agim Aliçkaj, anëtar aktual i Bordit të Drejtorëve të AACL-së, të emërohet në postin e Drejtorit Ekzekutiv.

Situatat e reja të krijuara në atdhe dhe në SHBA kërkojnë që Liga Qytetare të bëhet më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan me qëllim të mobilizimit dhe rritjes së aktivitetit lobues në Uashington.  Reputacioni dhe kontaktet e Agimit do të ndihmojnë që aktivitetet e Ligës të jenë shumë të suksesshme.

Agim Aliçkaj, i lindur dhe rritur në Deçan të Kosovës, ka kryer magjistraturën në Universitetin e Zagrebit.  Ai është pronar shqiptaro-amerikan i Kosovatours International, një agjenci turistike e specializuar për udhëtime në trojet shqiptare.

Agimi iu bashkua LQShA më shumë se 34 vjet më parë, kur në gusht të vitit 1990 ai dhe vëllezërit e tij në Oslo organizuan një udhëtim shumë të suksesshëm në Norvegji për delegacionin e Ligës Qytetare. Që atëherë, ai ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në rolin e suksesshëm të LQShA duke ndihmuar çështjen kombëtare shqiptare në Uashington së bashku me drejtuesit e Ligës, aktivistët legjendar të të drejtave të njeriut Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi.

Për shumë vite ai ka qenë shumë aktiv në organizimin e ngjarjeve me senatorë dhe kongresistë të rëndësishëm, disa në shtëpinë e tij në Bronxville, Nju Jork. Ai është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale (X, FB e të tjera). Artikujt e tij të mençura i kanë dhënë atij një respekt të madh në botën shqiptare.

Propozimi që Agim Aliçkaj të marrë postin e Drejtorit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e Bordit të pranishëm në mbledhje.    

Joe dhe Shirley DioGuardi do të vazhdojnë të luajnë rolet e tyre si lobistë për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington, DC.

Exit mobile version