Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Agjencia e Statistikave të Kosovës nderon me mirënjohje bashkëvendësin tonë, Mr. Sci. Ramiz Ulaj

Sot, më 19 dhjetor 2024, me rastin e përfundimit të projektit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Republikën e Kosovës, u organizua një darkë solemne për të shënuar këtë ngjarje tejet të rëndësishme për vendin tonë dhe zhvillimin e tij të përgjithshëm.

Me këtë rast, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, institucion që vepron nën juridiksionin e Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, u nda një mirënjohje e veçantë për Mr. Sci. z. Ramiz Ulaj. Ky vlerësim i është dhënë për angazhimin, punën dhe përkushtimin e tij, jo vetëm në këtë projekt madhor për shtetin e Kosovës, por edhe për kontributin e tij të gjatë dhe të shumëanshëm në fushën e statistikave dhe zhvillimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version