Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Aktivitetet sportive në Mal të Zi, fillojnë të mërkurën, më 6 maj

Ministri i Sportit dhe të rinjve, Nikolla Janoviq, në konferencën e fundit për gazetarë, ka informuar se Trupi nacional koordinues ka prurë udhëzimet sipas të cilave aktiviteti sportiv në Mal të Zi fillon prej të mërkurës, më 6 maj, me stërvitje individuale të sportistëve. Vendimi ka të bëjë si me sportet individuale, e po ashtu edhe me ato kolektive. Ka theksuar se ato do të zbatohen (zhvillohen) në tri faza: faza e parë parasheh mundësinë e stërvitjeve individuale të sportistëve në objektet sportive të hapura dhe të mbyllura, pa kontakte dhe me masa rigoroze. Faza e dytë mundëson fillimin e stërvitjeve në sportet kolektive dhe do të fillojë më 18 mars, dhe faza e tretë prej 1 qershori, do të mundëson vazhdimin e garave sportive pa prezencë të publikut.

Përndryshe, raportet e Institutit për shëndetin publik, bëjnë me dije se situata epidemiologjike në Mal të Zi është e volitshme, stabile dhe nën kontroll, por ende jo edhe e përballuar dhe plotësisht e kapërcyer.

Parametrat e fundit të Institutit tregojnë se në 398 mostrat e testuara në laboratorët mikrobiologjik të tij gjatë 24 orëve të fundit, në Mal të Zi është regjistruar një rast i ri me rezultat pozitiv në koronavirus, rasti është me prejardhje nga Ulqini, i ardhur nga bota e jashtme dhe i vendosur në karantin dhe se burimi i infektimit të tij është në hulumtim.

Në 143 mostrat e testuara në kohën prej 10:30 deri në 16:45, nuk është regjistruar asnjë rast i prekur me koronavirus, dhe në 255 mostrat e testuara në intervalin kohor 16:45-8:45, është regjistruar një rast i ri i diagnostifikuar me koronavirus.

Të dhënat e sipërshënuara dëshmojnë se numri i të infektuarve në Mal të Zi, prej rastit të parë e deri më tani, ka shkuar në 324, prej të cilëve 59 janë fëmijë dhe të rinj të moshave 0-19 vjeçare.

Pasqyrëza e të prekurve me virusin Covid-19 nëpër komuna:

Podgoricë-164,

Tuz-37,

Nikshiq-34,

Tivarë-23,

Ulqin-23,

Andrijevicë-7,

Budva-7,

Plavë-7,

Bijello Pole-7,

Herceg Novi-6,

Danillovgrad-3,

Tivat-3 dhe

Guci-3.

Përfaqësuesit e Trupit nacional koordinues: ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulliq, ministri i Sportit dhe të rinjve, Nikolla Janoviq, dhe drejtori i Institutit për shëndetin publik, prof. dr. Boban Mugosha, në konferencën e rregullt për gazetarë, në deklaratat e veta kanë dhënë një sërë të dhënash shumë përfshirëse, analitike e koncize nga lëmia e institucioneve të veta të cilat i drejtojnë, e pastaj në pyetjet e gazetarëve kanë dhënë përgjigje të drejtpërdrejta.

Ministrja e Ekonomisë, zonja Dragica Sekulliq, në elaborimin e vet në mënyrë kronologjike të pranishmit i ka njoftuar përkitazi me situatën ekonomike në Mal të Zi në kushte epidemiologjike dhe ka theksuar ndër të tjera se Qeveria për të gjithë ndërmarrësit aplikues për subvencione ka orientuar një milion e nëntëqind mijë euro.

Kolegu i saj, ministri i Sportit dhe të rinjve, Nikolla Janoviq, ka bërë me dije se prej të mërkurën më 6 maj fillojnë aktivitetet sportive individuale e kolektive, të cilat do të manifestohen në tri faza.

Ndërkaq, drejtori i Institutit për shëndetin publik, prof. dr. Boban Mugosha, në mënyrë analitike ka raportuar mbi gjendjen epidemiologjike në Mal të Zi. Ka theksuar se në testimet e fundit të laboratorëve të Institutit është regjistruar edhe një rast i ri me rezultat pozitiv në koronavirus, ashtu që numri total i të infektuarve deri më tani ka arritur në 324. Me kënaqësi ka konfirmuar se numri i të shëruarve është në rritje të dukshme. Në 24 orët e fundit në dy testimet e njëpasnjëshme të rasteve me koronavirus, 4 persona kanë rezultuar negativ dhe janë shpallur të shëruar, ashtu që numri i të shëruarve ka shkuar në 253. Me keqardhje është shprehur se numri i të vdekurve nga koronavirusi është 8, kurse ai i të infektuarve aktiv momentalisht është 53. Në fund ka theksuar faktin se për mjekim në spitale janë të hospitalizuar vetëm 2 të sëmurë. Të dytë në Klinikën infektive të Qendrës klinike në Podgoricë, në oksigjeno-terapi.

Në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, sipas të dhënave të organeve të tyre relevante, situata epidemiologjike është më e volitshme dhe ka këta parametra:

– Në Shqipëri: 820 të infektuar, 570 të shëruar dhe 31 të vdekur;

– Në Kosovë: 855 të infektuar, 403 të shëruar dhe 26 të vdekur;

– Në Serbi: 9557 të infektuar, 1574 të shëruar dhe 197 të vdekur;

– Në Kroaci: 2101 të infektuar, 1522 të shëruar dhe 80 të vdekur;

– Në Bosnje e Hercegovinë: 1947 të infektuar, 911 të shëruar dhe 80 të vdekur;

– Në Slloveni: 1445 të infektuar, 244 të shëruar dhe 98 të vdekur dhe

– Në Maqedoninë e Veriut: 1518 të infektuar, 992 të shëruar dhe 85 të vdekur.

Për faqen e Portalit “Plava dhe Gucia Sot”

Shaban Hasangjekaj

Exit mobile version