Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ali Daci: Gucia më e madhe se Ulqini!

Shkruan: Ali Daci

Zgjedhjet lokake të 30 gushtit shqiptarët e Gucisë i gjejnë grusht të bashkuar, përkundër vullnetit të liderve ulqinak e matrapazve të DPS- it.

Në prag të zgjedhjeve lokale në Guci dhe atyre parlamentare në Mal të Zi lideret lokal në Guci bënë më të mirën e mundshme – bashkimin në një listë zgjedhore, kërkesë kjo jetike e popullit shqiptar. Duke uruar liderët e partive shqiptare për unifikimin e listës zgjedhore arrijmë në një përfundim se Gucia është më e madhe se Ulqini për kah vetëdija politike, kombëtare, më zemërgjërë dhe më humane e atdhetare. Është për të ardhë keq kur analizon sjelljën e pamatur të liderve qendror ulqinak në këtë situat të vështirë të të qenurit shqiptar në këto troje etnike, për mos logjikimin e duhur e të pamatur të situatës politike në korpusin shqiptar, pra për mos bashkimin e shqiptarëve në një listë zgjedhore. Çdo ndarje politike ndër shqiptarët etnik këtu është humbje e pakopenzueshme në çdo aspekt. Duhet pyetur politikanët ulqinak se a pak u duket ndarja e votave nga shqiptarët e stërshitur në radhët partisë së Gjukanoviqit?! A thua a u deshtë që edhe këta votues pro partive politike shqiptare t’i ndajnë në dy taborre pa i llogaritur shit- bleresit e votave të DPS-it që tash e 20 vite seriozisht kanë dëmtuar trupin zvjedhor të elektoratit shqiptar, e më këtë rast dëmin e ka pësuar vet shqiptari. Po, sikur të bashkoheshim të gjithë në një një listë zgjedhore a thua a do të ngushohej harku i atye që do blejnë votuesit shqiptarë për të madhin e të pazëvendësueshmin e tyre MGJ. A do të kishin fyryrë të propagandonin kundër subjekteve politike shqiptare? Them që nja 25% më pak do të kishin dëmtuar elektoratin shqiptar sikur politikbërësit ulqinak t’i bashkoheshin listës së shumicës. Vet ndarja në dy tabore na bënë të qartë se këta prijes nuk e duan unitetin e elektoratit e trupin unik votues shqiptar, sepse nuk dalin dot nga uni i vet, për shkak se vuajnë nga semundjet e karrierizmit, egoizmit dhe si gjithmonë bajraktarizmit. Qerrja që ka dy biga nuk shkon drejt rrugës së kërkuarr. Më daljen e përbashkët të shqiptarëve të Gucisë në zvjedhjet lokale në një listë të vetme, arrihet unifikimi i votuesit shqiptarë që të votoj për biat e bijt e saj më të zgjedhur pavarsisht ngjyrimit politik. Kështu ata do të kenë shumë të qartë bashkimin e votës shqiptare për të mirën e vet. Duke qenë unik ata do të jenë edhe faktor më ndikim në komunën e Gucisë dhe shtyllë e fortë e realizimit të kërkesave jetike, emomike e politike të tyre.

Exit mobile version