Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron: Martesat e rreme janë krim federal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë thirrje për kujdes ndaj përpjekjeve për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave të rreme.

Në një njoftim zyrtar, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës për qëllime emigracioni përbën krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe shoqërohet me pasoja të rënda ligjore.

“Mashtrimi përmes martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze”, thuhet në reagimin e Ambasadës, transmeton albinfo.ch.

Më tej, Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin vetëm rrugët ligjore të emigracionit, duke shmangur çdo formë mashtrimi që mund të rezultojë në ndalim të përhershëm për hyrje në SHBA apo ndjekje penale.

“Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, përfundon mesazhi i Ambasadës.

Exit mobile version