Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ambasadori i Kosovës në OKB zhvilloi takime me përfaqësuesit e Bahreinit dhe Kolumbisë

Screenshot

Në kuadër të takimeve me shtetet e reja anëtare të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Nju Jork, z. Reka, u prit sot në takime të veçanta nga Ambasadori i Mbretërisë së Bahreinit dhe Ambasadorja e Kolumbisë.

Gjatë këtyre takimeve, Ambasadori Reka i uroi Ambasadorit Jamal Fares Alrowaiei, përfaqësues i përhershëm i Mbretërisë së Bahreinit në OKB, si dhe Ambasadores Leonor Zalabata Torres, përfaqësuese e përhershme e Kolumbisë në OKB, për mandatin e tyre dyvjeçar si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Takimet u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut, duke reflektuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve me shtetet anëtare dhe për angazhim aktiv në kuadër të diplomacisë shumëpalëshe

Exit mobile version