Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ambasadori i Shqipërisë në Podgoricë priti aktivistet nga Plavë Gucia

Podgoricë 3 Dhjetor 2019

Grupi iniciues nga Plave Gucia për mbledhjen e mjeteve financiare për të ndihmuar të prekurit nga termeti në Shqipëri sot u prit nga ambasadori i Shqipërisë ne Podgoricë,  Ridi Kurtezi.

Ambasadori,  Kurtezi përmes një shkrese zyrtare shprehi mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin bashkëvendësve tanë për të ju dal ne ndihme vëllezërve në Shqipëri .

Po ashtu i pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, zt Faik Nika.

Përmbajtja e shkresës zyrtare:  

Në vijim të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pasojave tragjike që ai pati në jetë njerezish dhe dëme materiale në Republikën e Shqipërisë, pata kënaqësinë e veçantë të prisja në Ambasadë një grup iniciues nga Plava dhe Gucia, të cilëve në emrin tim dhe të autoriteteve shqiptare, i kam shprehur falënderimet e veçanta për mesazhet ngushëlluese dhe solidaritetin e treguar, përmes mbledhjes së ndihmave financiare në këto treva.

Respekt dhe mirënjohje për organizatorët e këtij aktiviteti:

Z. Ali Kukaj

Z. Shaban Prelvukaj

Z. Asdren Celaj

Znjsh. Fjolla Balidemaj

Z. Dardan Qosja

Z. Uran Gjonbalaj

Le të shërbejë kjo iniciativë e shqiptarëve në Plavë për të vazhduar përpjekjet tona për të ndihmuar familjet në nevojë nën moton “shqiptarët për shqiptarët” dhe të tregojmë se në nevojë shqiptarët janë një komb i bashkuar, i lidhur ngushtë me dhembshuri.

Exit mobile version