GJUKANOVIQ: Babai I kombit, përçarësi I Malit të Zi
Shkruan: Dragan Štavljanin
Perktheu: Simon Shkreli
“ Pamje madhështore dhe gjithmonë nën shoqërinë e ‘oborrtarëve’, ai gjithashtu paraqitet si një nga Knjazet-Vlladiket të cilët me shekuj kanë sunduar Malin e Zi para se ajo të shkrihet brenda Jugollsavisë pas luftës së dytë botërore”, thekson Dimitar Beqev nga Universiteti I Karolinës së Veriut.
“ Egzistojnë tre lloje vesi- alkooli, bixhozi dhe pushteti. Nga dy të parat mund të shërohesh, por nga vesi I tretë s’ka shërim. Pushteti është vesi më I rëndë… Të gjithë I turren pushtetit, si fluturat e natës në driten e qiriut”, shkruan Mesha Selimoviq për dashurin ndaj pushtetit.
Kjo ndjenjë për pushtetit është tipike për shoqëritë siç janë ato ballkanike, në të cilat politika nuk trajtohet si një veprimtari racionale me qëllim arritjen e të mirës së përbashkët, por në mënyrë mesianike, si fat, si arenë betejash të pa mëshirshme për të realizuar interesin personal.
Protestat në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi tregojnë se qytetarët janë të pa kënaqur dhe të lodhur nga ajo politikë e cila, gjoja, bëhet në emer të tyre dhe për të miren e tyre, ndërsa në realitet injorohen interesat e tyre. Karakteristik dhe I veçantë është shembulli I Malit të Zi, I cili shkundet nga aferat, ndërsa qytetarët të ngopur nga politikanët në qeverisje, por edhe nga ata në opozitë, vendosin që vetë ata të luftojnë për ndryshme thelbësore.
Fitili për demonstratat e përmendura është rasti “ Zarfi”, më saktësisht video të cilin e ka publikuar biznesmeni Dushko Knezheviq, dikur I afërt me qeverinë, ku shihet se si ish kreybashkiakut të Podgoricës Sllavoljub Stjepoviqit, para zgjedhjeve të 2016-es I dorëzon zarfin, siç pohon me 97.500 euro.
Knezheviq ka gjetur strehë në Londër para nisjes së hetimeve të prokurorisë malazeze për “Aferen Atkas”, ku është I akuzuar për mashtrime të ndryshme. Ky biznesmen kontravers pretendon se ka financuar me miliona euro partinë në pushtet (DPS) dhe Gjukanoviqin personalisht. Opozita dhe organizata të ndryshme jo qeveritare për vite kanë treguar për keqpërdorim, por nuk kanë mundur ti provojnë. Tani për herë të parë “insajder” njxerr “ rrobat e pista” nga pallati, të cilave liderët autoritar u frikësohen më së shumti.
Ndryshe, video e lartë përmendur është publikuar me 11 janar, në të njëjtën ditë kur 30 vite më parë Gjukanovi dhe kuadra tjerë të rinjë erdhen në pushtet pas të ashtuquajturit “Revolucion antiburokratik”, duke I nxjerrë në rrugë komunistët e vjetër. Atëherë lindi edhe sllogani: “Vitet nisin me janarin”. Tre dekada më pas, Gjukanoviq përballet me sfiden më të madhe gjatë sundimit të tij- gjithashtu që vjen nga rruga.
GJUKANOVIQ, SUNDUESI ME MË JETË GJATË NË EUROPË
Mali I Zi mbanë rekordin europian për kohën e qëndrimit në pushtet të liderit të vet Millo Gjukanoviq- 30 vite në qeverisje.
Për disa vite mund të arrijnë edhe Titon nëse I kapërcen edhe sfidat më të reja. Njëkohësisht, Mali I Zi është vendi I vetëm postkomunist në të cilin nuk u bë shkëputje me sistemin e më parshem, atë një partiak. DPS-I I Gjukanoviqit është trashëgimtari I Lidhjes Komuniste. Ndjekësit e saj thonë se rrethanat thelbësore kanë ndryshuar, saktësisht është aplikuar sistemi shumë partiak dhe se ajo mbijeton në pushtet falë mbështetjes së qytetarëve. Në fakt, në Ballkan është ende actual motoja e Nikolla Pashiqit, se ai që organizon zgjedhjet ai edhe I fiton. Kjo veçanartisht vlen për Malin e Zi ku opozita nuk ka arritur të kërcënoj qeverinë e cila kontrollon gjitha levat e pushtetit.
Prandaj Gjukanoviq, ashtu si Aleksandar Vuçiq, I thonë opozitës- fitoni zgjedhjet- sepse e dinë se nuk kanë shanse. Ashtu e legjitimojnë pushtetin e vetë, në një shoqëri me një demokraci formale zgjedhore, në thelb të pa reformuar, për të cilen vendoset nga një qëndër, më mirë të themi nga një person, si në kohën e komunizmit. Prandaj bëhet pyetja, a është ndopak e mundur që të vijnë ndryshimet përmes zgjedhjeve?
Gjukanoviq është treguar I jashtëzakonshem gjithë këto vite, në Ballkan ai ka një reflex politik të pa arritshëm, nuhatje për momentin, përkatësiht aftësi që në kohë të reagoj dhe të përshtasë politiken e tij, por edhe diametralisht të ndryshoj, e që ajo të mos duket kundër rrymës, por si një radhitje e natyrshme e vepimeve, duke I paraqitur ato si vizione në interes të Malit të Zi. Me këtë mënyrë ka arritur edhe mbështetjen e zgjedhësve dhe ka betonuar pushtetin e tij.
Mjeshtërisht ka mbajtur timonin mes shkëmbinjëve të thepisur dhe të ashpër të politikanëve ballkankit dhe pas çdo kthese të bërë ka dalë edhe më I fuqishëm. Nga çdo gjë ka zgjedh kontributet, ose më mirë vetë I ka krijuar mundësitë. Fillimisht me mbështetje, ndërsa pas distancimit nga Millosheviqi; ruajtja e balancës gjatë viteve 90-të mes unitaristëve dhe mbështetësve të shkëputjes së Malit të Zi; kur në 1992 akuzonte Lidhjen Liberale për separatizëm dhe 14 vite më pas do merrte në dorë flamurin e rimëkëmbjes se shtetësisë malazeze; hapjen e Malit të Zi për investimet Ruse dhe më pas diga kryesore kundër ndikimit të Moskës në vend.
Iako nasljednica Saveza komunista, Đukanović je uspio da njegov DPS deluje modernije od političkih protivnika, prije svega prosrpske opozicije.
Edhe pse pasardhëse e Lidhjes Komunistë, Gjukanoviqi arriti që DPS-i I tij të ketë ndikim më modern se kundërshtarët politik, sidomos nga opozita pro serbe.
Pushteti I pa kapërcyeshëm në vend të garantuar nga partnerët ndërkombëtar, së pari nga ata perendimorë, si dhe përceptimi I bashkësisë ndërkombëtare për Gjukanoviqit si një factor I pa tjetrësyeshem I stabilitetit, e kanë ndihmuar ndjeshëm që të fuqizoj pushtetin në vend.
Nuk e kanë dëmtuar as hetimet e prokurorëve Italian për kontrabandën e cigareve, as edhe akuzat e shumëta për veprimtari të dyshimtë, deri sa në vendin fqinjë Kroaci kryeministri Ivo Sander përfundoi në burg për shkak të krimeve të ndryshme. Më kotë gjatë atyre viteve është thënë se “sanaderizimi” shumë shpejt do zgjërohet edhe në Mal të Zi.
Ka parë shpinen e shumëve që dëshiruan ta zhdukin politikisht, fillimisht Sllobodan Millosheviqit, e më pas edhe bashkëluftëtarit të dikurshëm Momir Bullatoviq. Edhe një aleat nga fillimi I karrierës Svetozar Maroviq, ka kërkuar strehë në Beograd pas vendimeve gjyqësore për krime financiare.
“Gjukanoviq është treguar më I aftë dhe më pak ideologjikisht I veshur se shumica e politikanëve në rajon, çka I ka lejuar që të rimodeloj agjenden dhe politiken e tij në përputhje me trendet e kohës”, u shpreh për REL Florian Bieber, ekspert për Ballkanin në Universitetin e Gracit.
Kritikët pretendojnë se politikan pa ideologji, përkatësisht e vetmja ideologji e tij është pushteti. Një prototip modern I “Sunduesit” të Makjavelit.
“ Pamje madhështore dhe gjithmonë nën shoqërinë e ‘oborrtarëve’, ai gjithashtu paraqitet si një nga Knjazet-Vlladiket të cilët me shekuj kanë sunduar Malin e Zi para se ajo të shkrihet brenda Jugollsavisë pas luftës së dytë botërore”, thekson Dimitar Beqev nga Universiteti I Karolinës së Veriut.
“ Mali I Zi në të vërtetë I pëlqen sunduesit ky është mentaliteti jonë”, thotë për REL Bllagota Mitriq, profesor I drejtësisë në pension.
Sado që e përcaktojnë si baba të kombit sidomos pas rimëkëmbjes së shtetësisë malazeze në 2006, po aq e pëçan vendin, sepse janë shumë nga ata që e kritikojnë.
Nuk ka mirëkuptues ndaj tij që do thotë nuk është faktor përbashkues I shoqërisë së malazeze.
TË RINJË, TË MENÇUR, TË BUKUR, ME FANELA LESHI
Gjukanoviq dhe bashkëluftëtaret e tij Momir Bullatoviq, Svetozar Maroviq “ luanët e rinjë” të tjerë, siç edhe I kanë quajtur, erdhen në pushtet në valën e pakënaqësive popullore ndaj strukturës së kalbur komuniste të asaj kohe.
Dhjetë vite më vonë, në intervistë e të njëjtit autor, në serialin “ Shpërbërja e Jugosllavisë”, Gjukanoviq në vitin 1998 u shpreh se nuk e ka imagjinuar se manipulimi I popullit do merrte përmasa të tilla, por në mënyrë simpatike është përpjekur në mënyra të ndryshme tëë sjell risi në sistemin e kohës që ishte shumë I ngurtë”.
“ Në ato moment u paraqit zoti Millosheviq I cili dallohet nga të tjerët në jetën politike të Jugosllavisë, nëse për asgjë tjetër, për retoriken e tij krejtësisht të re. Kjo ka qenë që ka ngjallë simpati të një numër I madh njerëzish, pavarësisht se sot të gjithë do donin që në një farë mënyre të heqin nga vetja atë bashkë përgjegjësi ndaj asaj mënyre të përpjekjes së Millosheviqit. Unë , sigurisht, nuk dua ta bëjë. Duhet të them krejt hapur se Millosheviqi aso kohe ishte njeriu që premtonte atë risi të pritshme në skenen jugosllave, gjegjësisht reformat e pritshme”, ka thënë Gjukanoviq për REL vjeshtën e 1999-es.
Atë mbështetje të fortë liderit serb Gjukanoviq e ka deklaruar në mënyrë më të qartë në intervistën e dhënë për “ Ilustrovana politika” në fillim të 1990-es.
“ Sllobodan Millosheviq është gjëja më e mirë që I ka ndodhur Jugosllavisë në këto moment, kur forcat fashiste gjakëpirëse në Kroaci dhe Slloveni po duan të shkatërrojnë çdo gjë që është ndërtuar nga 1945-sa e deri sot. Jam krenar që në këto moment historike kam mundësinë të qëndroj krah për krah në mbrojtje të rrjedhave të revolucionit”.
Gjithsesi, Momir Bullatoviq, Millo Gjukanoviq dhe Svetozar Maroviq, të cilët janë quajtur “trijumvirat”, fusin frymë të re në politikë, sidomos në kontaktin e drejtë për drejtë me qytetarët. I quajten “: Të rinjë, të bukur dhe të mënçur”, kryesisht vesheshin me fanela leshi. Edhe veshja duhej të theksonte kërë risi përkundrejt politikanëve të vjetër komunist të mbërthyer në kostume e kollare, por edhe modestinë e tyre.
Por, shumë shpejt edhe ata I ndërrojnë fanelat e leshit me kostumet shumë herë më të shtrenjta se mbanin para ardhësit e tyre. Megjithë atë, drejtuesit e rinjë kanë popullaritet të madh, ku shumë shpesh në takime përdorej parulla “ Askush nuk goxon të prek Sveton, Millon e Momirin”.
Varianti tjetër I kësaj parulle që tregon edhe alenacën e ngushtë me politiken e Millosheviqit :” Askush nuk guxon të prekë Sllobon, Millon e Momirin”.
LUFTA PËR PAQE
Shumë shpejt Jugosllavia shpërbëhet dhe futet në një luftë të përgjakëshme. Kur është fjala për Malin e Zi, pjesëmarrja e ushtarëve rezervë në frontin e Dubrovnikut do mbesin një njollë e zezë.
Millo Gjukanoviq I cili me 29 vitet e tij bëhët kryeministri më I ri në Europë, gjatë intervistës së 1999-es ka thënë se do ishte jo serioze të mos ndjente përgjegjësi personale për ngjarjet tragjike.
“ Unë asesi nuk mund ti shmangëm pjesës së përgjegjësisë atë çka ajo politikë solli. Por më duhet të them, për nevoja të politikës ditore dhe interpretimeve të ndryshme për Dubrovnikun, janë episode shumë të pa këndëshme, sa që Mali I Zi është vendosur në një kontekst të disfavorshëm në raportë me atë së çfar ka ndodhur realisht. Shpesh flitet edhe në opinionin ndërkombëtar për zullumet që ka bërë ushtria malazeze në frontin e Dubrovnikut. Duhet ditur se Mali I Zi nuk ka pasur ushtri të vetën dhe se nuk pas ndonjë interest ë veçantë që të jetë pjesë as në frontin e Dubrovnikut e as në ndonjë front tjetër”, ka thënë Gjukanoviq.
Megjithatë, në arkivat e mediave kanë mbetur të shenuara deklaratat djegëse të bëra në fillimin e luftës.
Siç thekson profesor Srgja Pavlloviq, zyrtarët në Podgoricë kanë bërë thirrje se si Malit të Zi i kanoset rreziku nga pushtimi Kroat, dhe ju kujtojnë se do mbrohen me të gjitha mjetët në dispozicion. Gjukanoviq në atë kohë ka thënë “ për shkak të shahut kroat ka ngrirë shahu”.
Profesor Pavlloviq shprehet se pavarësisht retorikës së udhëheqësve politik se Mali I Zi nuk është në luftë më Kroacinë, “ një ditë pasi artileria e APJ ndezi predhat e para në fshatrat e Konavljes, Ministria e punëve të brëndëshme malazeze ka lëshuar urdhërin e fshehtë për mobilizim të njësive special të policisë, që kishin detyrë të kryenin veprime luftarake në konfliktin përgjatë kufirit malazezo-kroat”.
Kjo dukshem ka qenë në kuadër të politikës “luftë për paqe”, siç e përshkruante asko kohe Svetozar Maroviq. Gjukanoviq gjatë takimit me Presidentin e Kroacisë Stipe Mesiq në Cavtat në vitin 2000 ka shprehur keqardhje për ngjarjet në frontin e Dubrovnikut.
Një dekadë e gjysëm më vonë pas “episodit” të lartë përmendur, saktësisht në vitin 2007, Maroviqit dhe Gjukanoviqit I janë akorduar dekoratat për paqe nga Unioni ndërkombëtar I humanizmit.
KONFLIKTI I PARË ME MILLOSHEVIQIN
Në gjysmën e parë të viteve ’90-të, nuk ka pas stonime të dukëshme mes udhëheqjes malazeze dhe Millosheviqit, edhe pse aty këtu ka pasur mosmarrveshje, siç është “Kushtetuta e Zhabljakut”( shpallet Mali I Zi shtet ekologjik) nga i cili krijohet edhe “prerja”, Republika Federative e Jugosllavisë, e përbërë nga Serbija dhe Mali I Zi.
Gjukanoviqi ka pritur momentin e duhur dhe për herë të parë publikisht në vitin 1997, ka kritikuar Millosheviqin, pas protestave masive tre mujore në Serbi për shkak të vjedhjes së votave. E ka quajtur liderin serb “ njeriu me filozofi të vjetruar politike I cili është I rrethuar nga ndihmësit e korruptuar”.
Gjukanoviqi me siguri ka vlerësuar se pozita politike e Millosheviqit është dobësuar nga protestat qytetare. Gjithashtu, ka ndjerë nevojen të mbrohet nga sulmet e bashkëshortes së Millosheviqit, Mira Markoviq e cila donte të krijonte degët e partisë së saj E majta Jugosllave edhe në Mal të Zi.
Njëkohësisht, në arkivat e mediave ka mbetur I shenuar edhe versioni jo zyrtar se Mira Markoviq ka dashur që të mbroj interesat e djalit të saj Marko në kontrabanden e cigareve, ku dyshohet se edhe Gjukanoviqi ka pasur hisen e tij.
Në distancimin e tij nga Millosheviqi me siguri ka ndikuar edhe Perendimi I cili kërkonte aleat në Ballkan me qëllim dobësimin e pozitës se njeriut ende më të pushtetshëm në rajon. Pas ndarjes me Momir Bullatoviqin dhe fitores në zgjedhjet presidenciale, nga viti 1998 Gjukanoviq ndërpret mardhëniet me institucionet federative si reagim ndaj injorimit që I bëhët shumices së qytetarëve të Malit të Zi, theksojmë vendimit të Millosheviqit që për kryeministër të Jugosllavisë të emroj Momir Bullatoviqin, edhe pse partia e tij ka humbur në zgjedhjet e Malit të Zi.
Ka arritur të ruaj paqen dhe qetësinë pavarësisht provokimeve të Batalionit të htatë të Ushtrisë Jugosllave, veprimtaria e të cilit në Mal të Zi ishte provokuese. Megjithë atë Gjukanoviq nuk zgjedh që të bëjë një ndarje radikale me Serbinë, sepse parashikon se mund të ishte me risk të lartë, por vazhdon që të forcojë qënësinë e shtetit malazez. Bojkoton zgjedhjet federative në vitin 2000 në të cilat ndodh përmbysja e Millosheviqit. U ofron strehë në Mal të Zi liderve të opozitës serbe, I ndihmon me logjistikë por refuzon thirrjen e tyre për bashkim kunder Millosheviqit. As Sekretarja e shtetit amerikan Ollbrajt nuk arriti ta bind që të mos bojkotoj zgjedhjet e lartë përmendura.
Vendimi I tij që në vitin 2002 të pranoj marrëveshjen e Beogradit për krijimin e bashkësisë shtetërore me Serbinë, ka dëshpëruar shumë mbështetës të tij sepse gjykonin se tani është moment I duhur që Mali I Zi të kthej pavarësinë. Por Gjukanoviqi siç duket e ka gjykuar se ende nuk koha, sepse ka qenë përballë presionit të jashtëzakonshëm të Bashkimit Europian të pranoj këtë zgjidhje, të cilët gjykonin se pas rënies së Millosheviqit nuk ka arsye për ndarje mes Serbisë dhe Malit të Zi.
Përndryshe, pas pjesëmarrjes në ceremonin e varrimit të Kryeministrit të Serbisë Zoran Gjingjiq në vitin 2003, për dhjetë vite nuk ka qenë në Beograd, edhe pse presidenti I Serbisë Boris Tadiq një ditë pas referndumit të pavarësisë erdhi në Podgoricë për të uruar zyrtarët malazez. Arsyeja ishte mardhëniet e rënduara me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica, I cili ka minuar referendumin, dhe më vonë pakënaqësia e Beogradit pasi Mali I Zi njohu pavarësinë e Kosovës.
Në Beograd erdhi në 2013-en, një vit pasi në pushtet ishte Aleksandar Vuçiq me të cilin ka vendosur marrdhënie shumë të ngushta se sa kishte më parë me Opoziten demokratike të Serbisë (DOS).
LIDHJET RUSE
Gjatë përgatitjeve për referendum ai llogariti së pari në mbështetjen nga Perendimi, por edhe Rusia I ka ndihmuar. Qeveria e Malit të Zi një vit para referendumit të pavarësisë në vitin 2006-të, shiti Kombinatin e Aluminit (KAP) oligarkut rus Oleg Deripaska. Revista amerikane “Time” në fund të vitit 2018 shkruan se Deripaska ka vendosur që të mbështes Malin e Zi në rrugen drejtë pavarësisë, si dhe të bind botën që ta njohin si shtet Sovran.
“Të realizoj këtë, Deripaska ka ofruar edhe ndihmen e disa prej këshilltarëve të tij duke përfshirë edhe Manaforta ( Pol- shef I fushatës së Donal Trump, I akuzuar në hetimin mbi ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale amerikane në 2016-en, si dhe për pastrim parashë). “ Ishin ekip I mirë”, ka thënë një zyrtarë I lartë malazez I përfshirë në zgjedhje. “ Ata na kanë ndihmuar të marrim mbështetjen e nevojshme nga partnerët tanë ndërkombëtar”, nga Rusia dhe Perendimi, ka thënë për “Time” zyrtari malazez me kushtin që të mbetet anonym”, thekson revista amerikane.
PAS REFERENDUMIT ERDHEN EDHE INVESTITORËT RUS
“Mali I Zi deri pak vite më parë ka qenë mjaft I hapur për inevstimet ruse. Shumë Rus vendosen marrdhënie biznesi dhe zhvilluan bizneset e tyre në Mal të Zi, blenë troje. Që do thotë, zoti Gjukanoviq këtë ka dashur. Ndërsa sot është e çuditëshme se si ai ankohet për ndërhyrjen ruse pasi është një gjë e tillë është vazhdimësi shumëvjeçare”, ka thënë në 2015-en për REL Vofgang Pertich ish- I dëgruari ndërkombëtar për Bosne dhe Hercegovinen.
Kur është fjala për KAP( Kombinatin e Aluminit në Podgoricë”, qytetarët e Malit të Zi me paratë e tyre kanë paguar një pjesë të faturës së energjisë elektrike që është konsumuar nga kjo ndërmarrje, aksioneri më I madh I së cilës është Deripaska, I cili ka edhe mbështetje dashamirëse të Qeverisë, duke e shfrytëzuar këtë vetëm si të rrisë edhe më shumë pasurinë e tij. Pas kësaj sërish duke ju falenderuar mbështetjes qeveritare, arriti që nga bankat të marrin kredi në formë huaje rreth 130 milion euro, të cilin nuk e ka kthyer asnjëherë, duke mos pasur asnjë llojë penaliteti.
Ndërkohë, bankat aktivizuan garancinë e Qeverisë dhe qytetarët janë detyruar të paguajnë kredin I cili së bashku me kamatëvonesat është rreth 170 milion euro. KAP, është shembulli se si janë thurur shumë marrëveshje biznesi, të kritikuara jo vetëm nga opozita, por kanë ngjallur edhe dyshimet e institucioneve ndërkombëtare.
Ndërkohë, Kombinati I Aluminit (KAP) u bë me pronar të rinjë, dhe konflikti me Deripasken, oligarkun e afërt me Kremlinin, u mbulua me ftohje të marrdhënieve mes Moskës dhe Podgoricës sidomos kur Mali I Zi ishte afër, dhe në fund edhe u bë anëtare e NATO-s në vitin 2017-të.
TËRHEQJE DHE RIKTHIM
Gjukanoviqi tre herë është tërhequr nga funksionet shtetërore, por është rikthyer. Herën e parë e bëri në 2006-en, ishte moment I mirë sepse Mali I Zi riktheu sovrantitetin e vet dhe ky fakt I garantoj atij vend të përjetëshem në historinë kombëtare. Vendimin e tij e arsyetoj me lodhje ndaj të bërit me politiken e madhe.
Por, mbajti poziten e liderit në parti, e cila është në fakt kryesorja në këtë shtet, sepse “ ku është Millo, aty është pushteti”. Ndërkohë, iu përkushtua biznesit. Duke u rikthyer në 2008-en sepse pasardhësi I tij në funksionin e kryeministrit Zheljko Shturanoviq sëmurët dhe më pas edhe ndërron jetë .
Herën e dytë u largua në 2010-en, Momenti sërish I volitshem sepse Mali I Zi mori statusin e vendit kandidat për në BE. Pasardhësi I tij është I riu Igor Llukshiq, por Gjukanoviq rikthehet sërish në vitin 2012-të. Herën e tretë tërhiqet në vitin 2016-të, pas zgjedhjeve parlamentare dhe “grushtit të shtetit”, gjegjësisht tentativës së supozuar të Rusisë për përmbysje të tij, rast që ende tronditë Malin e Zi.
Por ai rikthehet sërish në 2018-en, tashmë në postin e Presidentit. Nuk ka asnjë dyshim që në të tre rastet e tërheqjes së tij nga funksionet shtetrore ka ndikuar Perendimi.
Domethënë, sa herë ka llogaritur në rolin e tij të pakapërcyeshem politik në vend, gjatë momentete delicate, siç ka qenë rasti I distancimit nga Millosheviqi, më pas njohja e Kosovës, hyrja në NATO në mënyrë që të ulet ndikimi Rus në Mal të Zi, në të njëjtën kohë SHBA dhe BE, vërejnë se fuqia e tillë politikei e Gjukanoviqit, duke shmangur institucionet, është një pengesë për zhvillimin demokratik të Malit të Zi.
ROB I SISTEMIT QË KRIJOI
Vetë Gjukanoviq, I cili padyshim ka një nuhatje të jashtëzakonshme për momentin, me siguri e ka gjykuar se është koha të tërhiqet nga politika dhe të mbes në histori të Malit të Zi si personaliteti me merita të mëdha, si lideri më I sukseshëm që nga koha e Njegoshit.
Por siç thekson Florian Bieber, Gjukanoviq ka rënë në kurthin e sistemit që ai ka krijuar. Në atë system është bërë në politikanin më të fuqishëm dhe ka krijuar pasuri, të cilën kritikët e vlerësojnë në qindra million euro.
Për punët e tij të dyshimtra, dhe të familjes së tij: djalit, vëllaut, motres, shkruan jo vetëm shtypi vendas por edhe ai I huaj. Theksohet se Gjukanoviqi, sa ishte kryeministër ka nënshkruar konçesione për ndërtimin e mini hidrocentralit BB Hidri, I cili do drejtohet nga I biri Bllazho. Ndërkohe, mini hidrocentralet subvencionohen nga qytetarët malazez përmes faturës së energjisë elektrike.
Ditët e fundit opinion publik shtron pyetjen se kush është pronari I vërtetë I viles në Goricë prej 2000 metra katror. Gjukanoviq mohon pretendimet e Dushko Knezheviqit se ky objekt është pronë e tij.
“ Është e saktë që pronari I objektit në fjalë ka biseduar me mua për një ofertë të mundëshme, jam shprehur se nuk kam interes në këto moment, por nuk e përjashtoj mundësinë e blerjes së saj”, ka thënë Gjukanoviq.
Duke mos hyrë në detaje, pyetjes se ku I merr gjithë ato para për bjë blerje eventuale të shtëpisë, e cila vlerësohet dhjetë million euro.
“ Disa herë kam lënë politiken shtetërore dhe jam marrë me biznes… me ato biznese kam siguruar kapital të nevojshëm. Por unë do ju rikujtoj se opinionit publik I’a kam bërë të qartë se për kapitalin e siguruar kam paguar tatimet dhe çdo veprim I kryer është padyshim ligjor”, ka theksuar Gjukanoviq.
Në kohën kur është marrë me biznes, ka qenë shef I DPS-it në maxhorancë, që është partia më e fuqishme në pushtet, nga e cila është shumë e vështirë që të dilet përgjithmonë.
Në fakt ai është I burgosur I sistemit që ka krijuar. Nuk mundet plotësisht të tërhiqet, sepse me këtë do dobësonte pozitat e partisë së tij, fuqia dhe mbështetja e së cilës në masën më të madhe varet nga ai. Nuk mundet as ta shpërbëjë këtë sistem, sepse do çonte në largimin e tij nga pushteti.
Natyrisht, në lojë janë edhe interesat e rrethit të tij të ngushtë të cilët janë pasuruar gjatë tranzicionit, I cili në asnjë vend post-komunist nuk ka qenë krejt I pastër. Në fund të fundit, ka parsyshë edhe interesin e familjes dhe interesin personal. Me rastin e tërheqjes së tij të plotë do ekspozohet nga sulmet jo vetëm të opozitës por edhe me shumë mundësi të sistemit të drejtësisë.
Kështu, paradosalisht, sistemi që Gjukanoviqi ka krijuar, mundet të kthehet kundër tij, dhe fitoret e politike të kthehen në humbje.
EDHE PAS MILLOS- MILLO
Zyrtarët malazez pretendojnë se si kjo ashtu edhe aferat e tjera janë të situsura me qëllim destabilizimin e Malit të Zi dhe një ndryshim jashtë institucional të qeverisë në bazë të një reagimi qytetar. Protestuesit I kanë dhënë afat që deri me 15 mars të plotësohen kërkesat e tyre, mes tjerash që Presidenti Millo Gjukanoviq dhe Kryeministri Dushko Markoviq të japin dorëheqjen. Ky është një opsion shumë pak I besueshem, këështu që qytetarët, ashtu siç kanë paralajmëruar do vazhdojnë protestat.
Pyetja është se kush do forcohet në këtë lojë politike të “tërheqjes së litarit”, a do shuhen me kohë protestat, siç edhe ka ndodhur më parë, apo qeveria do jetë e detyruar në disa lëshime që do krijonin hapsirë të proçedohen të akuzuarit e përfshirë në afera, dhe në fund, një reform thelbësore e shoqërisë malazeze.
Nga BE deri tani nuk ka reagime në lidhje me ngjarjet në Mal të Zi veç se janë duke e përcjellë situatën. I vetmi ka qenë ish ambasadori Britanik në Jugosllavi Ivor Roberts me vlerësimin se Millo Gjukanoviq “pavarësisht arritjeve të tij, I përket të kaluares”, dhe ka ardh koha që sundimtari europian më jetë gjatë në pushtet të largohet.
“Nëse Mali I Zi dëshiron të bënët anëtarë me të drejta të plotë I BE-së, I duhet një lloj tjetër I liderit dhe një kulturë e ndryshme politike”, thekson Roberts.
Nga mesi I vitit të kaluar, Gjukanoviqi për shkak të shqetësimit të Komisionerit Europian Jahannes Hahn mbi kontrollin politik të mediave dhe sektorit jo qeveritar në Mal të Zi, reagoj me anë të një deklarate se dëëshira e vendit të tij është të arrij standartet evropiane dhe të bëhet pjesë e BE-së, por Mali I Zi do jetë I gatshëm për një zgjidhje të tillë, nëse Europa do ngadalësoj ose ndaloj procesin e zgjërimit, pasi siç thekson Gjukanoviq, “ Mali I Zi nuk është nga nevoja e përcaktuar të bëhët pjesë e BE-së”.
“ E di se në Ballkan, të gjithë e jetojmë sindromin e inferioritet, varësisë provincial në raport me disa autoritete të supozuara ndërkombëtare. Unë nuk I takoj asaj kategorie”, shtoj Gjukanoviq.
Pra, Gjukanoviqi akuzon BE-në se nuk është e gatëshme të plotësoj atë që vetë ka premtuar, duke tëhequr vërejtjen në faktin se Mali I Zi nuk plotëson detyrimet në rrugen e vetë europiane, pikë së pari në sundimin e ligjit.
Disa vrasje për shumë vite nuk janë zbardhur ndërsa sulmet ndaj gazetarëve nuk ndalohen, përfshi edhe sulmet fizike. Prandaj Mali I Zi humb në mënyrë konstatne pikë në renditje të organizatave ndërkombëtare mbi liritë politike dhe mediatike.
Shumë të dhëna flasin se mardhëniet me Perendimin nuk janë në harmoni si dikur, pasi mësohet jo zyrtarisht se është sygjeruar të mos kandidoj sërish për postin e shefit të shtetit, që gjithsesi e ka bërë.
Ka qenë mjaft interesante moment kur Zëvëndës Presidenti I SHBA Mike Pence viziton Malin e Zi në gusht të 2017-es, në mbështetje të anëtarit më të ri të NATO-s, nuk u takua me Gjukanoviqin.
Në të vërtetë, ai aso kohe nuk kishte funksione shtetërore por lider I DPS-it, por në Uashington e dinë shumë mirë se ku ndodhet fuqia politike e Malit të Zi, përveç se Gjukanoviq kishte rolin kryesor në anëtarësimin e vendit në Aleancën veriatlantike. Me këtë gjest është e qartë se SHBA-të kanë dërguar një mesazh.
Edhe pse ka marrë pjesë në konferencen e Mynihut për siguri në muajin shkurt të këtij viti, mediat nuk kanë raportuar se ka folur në ndonjë panel, për dallim nga shumica e liderve ballkanik.
Prandaj, tensionet politike sigurisht do zgjasin. Për një pjesë të madhe enigma është pozita e Kryeministrit Dushko Markoviq I cili përmes abstenimit reagon. Lind pyetja se si do pozicionohet ky person, ish shef I sigurimit të shtetit I cili ka një vlerësim të mirë dhe të qartë për situaten por edhe asin nën mëngë.
Siç vlerëson shkrimtari Andrej Nikollaidis,” Mali I Zi është e mbërthyer mes nevojes së shterruar për ndryshim të qeverisjes dhe të shfryrjes së sistemit politik, pamundësisë që shoqëria malazeze të nxjerr në dritë nevojen e pa tundur, alternatives së padyshimtë demokratike pro-europiane e cila është mjaftueshëm e fortë të bëjë ndryshimin”.
Pikërisht këtu është problemi, sepse në shoqëri të tilla vështirë lindin alternative të vërteta. Dhe kur bartësit e një pushteti të till ikin nga skena, shpesh mbetet vetëm një boshllek politik, me institucione të brishta dhe me një kulturë të pa zhvilluar politike, prandaj këto shoqëri janë të denuara në bredhje të gjata pas së cilave shpesh herë kthehen tek qeverisja e vjetër si opsion. Shembull konkret është rasti I Serbisë pas rënies së Millosheviqit, qeverisja e Opozites Demokratike Serbe ( DOS) dhe rikthimi në pushtet I aktorëve që shpërthyen nën xhyben e tij.
Në rastin e Malit të Zi nuk është çështje kryesore kush do jetë në pushtet por si të mundësohen reforma thelbësore.
Demokracija është si një “ Boiler uji” I cili mundëson qarkullimin e ujit, gjegjësisht ide ndryshe dhe ndryshim të pushtetit.
Fatkeqësisht, shumica e shoqërive në Ballkan sot duken në një “moçal”, I cili bllokon krijimin e altenativave të vërteta.
Teksti është publikuar edhe në Zërin e Amerikës, dhe gjithashtu është financuar nga qeveria amerikane.