Policia në Plavë do të paraqes padi kundër M.L.(20) i cili përkundërmasës së shqiptuar për vetizolim është larguar nga adresa e paraparë për realizimin e kësaj mase dhe ka cenuar rendin qetësinë publike.
Siç pohojnë në Drejtori të policisë M.L. sot, rreth orës 2,30 pas mesnate në shtëpinë familjare të S.Sh. nē Plavë kishte pasur konflikt verbal e fizik me D.J.(21) ka shkelur rendin e qetësinë publike
Dyshohet se M.L. me shishe të qelqit e ka lënduar lehtë D.J. kanë deklaruar në polici.
Drejtoria për punë të inspekcionit ka marre vendim për vetizolim në kohëzgjatje prej 14 ditësh për M.L. kur ai kishte arritur në Mal të Zi nga Gjermania.
Ai ka vepruar kundër urdhëresës së Ministrisë së shëndetësisë lidhur me marrjen e masave të përkohshme për pengimin e sjelljes ne vend dhe të zhdukjes së korona virusit.-kanë shtuar në Drejtori të policisë duke theksuar që kundër të këtij të riu do të bëhet kallëzim penal për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore për luftimin e kësaj sëmundje të rrezikshme infektuese.
İnspektori kompetent shëndetësor ka marre vendim mbi karantinë për M.L.dhe ai momentalisht është duke u zbatuar në lokacion të paraparë për karantinë. /Plava e Gucia Sot