Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet E.B, i nacionalitetit boshnjak.
Sipas komunikatë për media të Prokurorisë Speciale thuhet se E.B., dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe, ka qenë pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë tetëmbëdhjetë (18) persona.
Me këto veprime i pandehuri E.B., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Krim i Luftës kundër popullatës civile, i sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri E.B., është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake brenda afatit Ligjor”, thuhet në komunikatë.