Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Arsimi në gjuhën shqipe dhe heshtja e partive politike

Diskursi politik

Arsimi në gjuhën shqipe dhe heshtja e partive politike 

Ndonëse janë pritur ndryshime pozitive në kohën e pluralizmit  fatkeqësisht çështja e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi  vazhdon me probleme të cilat janë kundër identitetit të shqiptarëve në këtë mjedis. Fjala është për programet mësimore e tekstet shkollore në lëndet  e identitetit kombëtar, ku përveç institucioneve arsimore në Mal të Zi, përgjegjësi kanë edhe partitë politike të shqiptarëve që janë pjesë e qeverisë, sepse ata duhet të angazhohen për avancimin e arsimit në shqip e jo të heshtin, sepse heshtja është nënshtrim 

Nail  Draga

Takimi -12 vjet më parë kushtuar arsimit në shqip

Pikërisht duke marrë parasysh gjendjen ekzistuese në fushën e arsimit  me 14-15 qershor 2014 Këshilli Kombëtar Shqiptar në Ulqin organizoi seminarin me temë “Pozita  dhe nevojat e arsimit shqip në Mal të Zi”. Ishte ky takimi i parë që është mbajtur në Mal të Zi, kushtuar çështjes së arsimit në shqip në pluralizëm ku kanë marrë pjesë punonjës të arsimit dhe studiues të ndryshëm  nga Mali i Zi, Shqipëria e Kosova. Në fund janë miratuar përfundimet dhe rekomandimet, duke dëshmuar se pozita e arsimit në shqip në shkollat më mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, ballafaqohet me probleme programore  e të teksteve shkollore që duhet të përmirësohen.Fjala është për lëndët e identitetit kombëtaar si gjuhë shqipe e letërsi, histori, kulturë muzikore, gjeografi e art figurativ, nga del se nxënësit shqiptarë mësojnë për të tjerët e jo për vetën e tyre.  

Ndonëse organizatorët  premtuan se materialët e prezantuara do të botohën në një botim të veçantë, por deri më tash nuk është realizuar. Por, me një veprim të tillë nuk është për t´u çuditur sepse nga KKSH, nuk janë botuar as materialët e konferencës shkencore kushtuar “Masakrës së Tivarit”, mbajtur në Ulqin me 30-31 2013. Mos botimi i materialëve të tilla, dëshmon mos seriozitetin nga ana e organizatorit  për çështjet e trajtuara, sepse nuk kemi të bëjmë me çështje personale por të shqiptarëve në këtë mjedis.

Hështja e partive politike është nënshtrim

Ndonëse kanë kaluar 12-vjet  nga ky takim nuk kemi ndryshime pozitive sepse çdo gjë vazhdon si më parë. Dhe për të ndryshuar kjo qasje nga ana e pushtetit, përkatësisht institucioneve arsimore ka munguar angazhimi i partive politike që përfaqësojnë shqiptarët në Kuvendin e Malit të Zi. Fjala është për ato subjekte politike parlamentare që marrin pjesë në Qeveri, sepse deri më tash çështjës së arsimit në shqip nuk i kanë kushtuar kujdesin e merituar. 

Pavarësisht rrethanave shoqërore e politike në vend mos  angazhimi i tyre si përfaqësuesit autentik të shqiptarëve, nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse kemi të bëjmë me çështjet autonome në mbrojtje të identitteit kombëtar, si kudo në botën demokratike. Sepse ka kaluar koha e fjalëve të mëdha në fushatat zgjedhore, apo në takime të rastit andaj duhet veprim konkret. 

Duke marrë parasysh se shqiptarët  janë e vetmja popullsi jo sllave me gjuhë të veçantë në Mal të Zi në kuadër të  Ministrisë së arsimit për çështjen e arsimit në shqip, duhet të  themelohet subjekti i veçantë me emrin  Qendra e  Arsimit në Shqip që do të ishte në favor të mbrojtjës dhe të avancimit të arsimit shqip në këtë mjedis. Çdo hezitim apo heshtje në këtë drejtim si deri më tash  është nënshtrim. 

Tekstet nga lënda e historisë në depo

Duke marrë parasysh gjendjen ekzistuese e cila është pa përshtatshme për nxënësit shqiptar në shkollat në shqip, nga lëndët e identitetit kombëtar, një grup profesionistësh së bashku me KKSH-ën dhe shtëpinë botuese për librat shkollor Albas, në vitin e kaluar është angazhuar në përgatitjen e tekstit mësimor nga lënda e historisë për shkollën fillore e të mesme. Një veprim i tillë ka mbeshtetje në nenin 79 të Kushtetutës së Malit të Zi(2007), Ministria e Pakicave: Strategjia e Politikave  të Pakicave në Mal të Zi, për vitin 2008, 2019 dhe  2024, f.32-33, dhe standardëve ndërkombëtare(BE).

Pas një pune serioze këto dy tekste me 26 shkurt 2026  në Ulqin i janë prezantuar opinionit në konferencë për media, duke cekur se tekstet e tilla përfaqësojnë historinë e shqiptarëve që është në kuadër të programit mësimor prej 20%  për lëndët e identitetit kombëtar. Tekstet e tilla paraqesin përmbledhje temash nga historia kombëtare shqiptare dhe plotësojnë mungesën në programet mësimore në Mal të Zi.

Por, ndonëse  KKSH si botues, në bashkëpunim me partitë politike të shqiptarëve, e ka si obligim për shpërndarjën e teksteve të tilla në shkollat fillore e të mesme në shqip, deri më tash nuk është vepruar në këtë drejtim nga del se ato janë ende në depo. 

Mbetët të presim që më së fundit këto tekste të shpërndahen në shkolla, që nxënësit nga viti  i ardhshëm  shkollor  t´i përdorin  si tekste plotësuese mësimore të obligueshme. Çdo hezitim në këtë drejtim do të ishte dështim i një pune profesionale në përgatitjen e  teksteve të tilla, që është konformë ligjit dhe standardëve ndërkombëtare, sepse janë në favor të barazisë arsimore, qytetare e kombëtare të shqiptarëve në këtë mjedis.

Ndërkohë, mënjëherë duhet të vazhdohet  me hartimin dhe botimin e librave të tjera të lëndëve identitare, të programuar  në seminarin e vitit 2014, në mënyrë që kjo çështje problematike  e arsimit  në shqip në Mal të Zi të zgjidhet njëherë e mirë.

Mungon angazhimi nga Shqipëria 

Ndonëse sipas nenit 8 të kushtetutës Qeveria e Shqipërisë e ka obligim që të përkujdeset për shqiptarët jashtë Shqipërisë, deri më tash për shqiptarët në Mal të Zi në fushën e arsimit ka munguar angazhimi konkret. Edhe pse në mes dy qeverive ka një bashkëpunim  ku janë realizuar takime e nënshkruar marrëveshje  të ndryshme në mes dy palëve, fusha e arsimit është margjinalizuar. Në këtë drejtim ka munguar angazhimi konkret nga ana e qeverisë së Shqipërisë, sepse është dashur të nënshkruhet Memorandumi në fushën e arsimit në mes dy vendeve. Një dokument i tillë do të ishte në favor të shqiptarëve në Mal të Zi, ku arsimi në shqip në shkollat më mësim në gjuhën shqipe do të ishte me efekte pozitive. 

Zgjidhje sipas standardëve ndërkombëtare

Ndërsa mos angazhimi konkret në këtë drejtim nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse arsimi është baza e mbrojtjës së identitetit kombëtar. Sepse nuk mjafton  të thuhet se shqiptarët në Mal të Zi mësojnë shqip në shkolla, por ka munguar pyetja se me çfarë programësh mësimore mësojnë dhe cilat tekste shkollore i përdorin dhe sa janë ata të pranueshme për shqiptarët  në viset e tyre në këtë mjedis. Pikërisht kjo është çështja shqetësuese për shqiptarët sepse ka mbetur e pa zgjidhur nga koha e monizmit edhe tash në pluralizëm, që kërkon zgjidhje sipas standardëve ndërkombëtare.

Në këtë aspekt ekzistojnë modele nga vendet demokratike evropiane si Zvicra, Belgjika, Finlanda etj., por duhet vullnet politik për veprime konkrete në favor të barazisë qytetare e kombëtare, duke eliminuar unitarizmin, e aplikuar pluralizmin arsimor, si kudo në vendet   demokratike shumëkombëshe ku Mali i Zi është i veçantë në Evropën Juglindore. 

(Qershor 2026) 

Exit mobile version