Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Arta (Vuçetaj) Balaj falënderon votuesit pas rizgjedhjes në Kuvendin Komunal të Istogut

Përmes një prononcimi publik, bashkëvendësja jonë Arta (Vuçetaj) Balaj ka falënderuar votuesit për mbështetjen dhe besimin e dhënë në zgjedhjet lokale, ku ajo është rizgjedhur asambleiste në Kuvendin Komunal të Istogut.

Znj. Balaj ka qenë ndër gratë më të votuara në komunën e Istogut, duke konfirmuar përkushtimin dhe besimin e qytetarëve ndaj saj.

Gjatë fushatës zgjedhore, ajo ka pasur mbështetje edhe nga bashkëvendësit në diasporë, ndër ta edhe nga portali “Plava e Gucia Sot”, që me kënaqësi përcolli aktivitetin dhe angazhimin e saj publik.

Në reagimin e saj pas zgjedhjeve, znj. Balaj shkruan:

“Faleminderit, Istog!

Çfarë nderi, çfarë emocioni!

Faleminderit për besimin, për përkrahjen dhe për zemrën që më dhatë në këto zgjedhje.

Sot, me shumë krenari, ju njoftoj se fitova edhe një mandat në Kuvendin Komunal të Istogut, duke qenë ndër gratë më të votuara në komunën tonë!

Ky është sukses i përbashkët, i çdo familjari, bashkëqytetari dhe bashkatdhetari që besoi se puna, ndershmëria dhe përkushtimi kanë vlerë.

Faleminderit për çdo fjalë që më dha forcë dhe për çdo votë që më frymëzoi.

Kudo, në qytet, në çdo fshat e deri në zemrën e diasporës sonë, ju më dhatë motivin të vazhdoj.

Unë do të jem këtu për ju, gjithmonë për Istogun!”

Me respekt,

Arta Balaj ✌🏻

Exit mobile version