Pas publikimit të artikullit për Alpeve Shqiptare nga BBC Travel, ka ardhur reagimi i Kryeministrit Edi Rama.
Në artikull media britanike flet për natyrën e Shqipërisë dhe se vendi është konsideruar si “enigma e Evropës”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se artikulli vjen si një ogur i mirë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë në sezonin që nis shumë shpejt.
“Prej dekadash, pak udhëtarë dinin diçka për plazhet e arta të Shqipërisë, malet e egra dhe gjurmët romake e otomane. Por që prej viteve kur ky komb ballkanik u hap me vetëdije ndaj botës, ka tërhequr udhëtarët e etur për të zbuluar një nga qoshet e fundit të egra dhe më pak të eksploruara të Evropës”, ka shkruar Rama duke cituar një pjesë nga artikulli.
Ai ka shtuar se artikulli i BBC është “një ftesë e parfumosur me aromën e detit, lulet e alpeve dhe mikpritjen mbresëlënëse të shqiptarëve”