Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Bashkësia Islame në Mal të Zi mbledh ndihma për popullin e Shqipërisë

Të premten, në të gjitha xhamitë e Malit të Zi, aksion për ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Podgoricë, 27.11.2019

Të premten me 29 nëntor 2019 pas faljes së namazit të xhumasë, të gjitha xhamitë e Malit të Zi, do të organizojnë aksion për grumbullimin e mjeteve financiare, të cilat do të dërgohen për ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Bashkësia Islame në Mal të Zi (BIMZ) përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Kryesia e  BIMZ u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të vendit që të bashkohen në këtë solidaritet për popullin në Shqipëri, për të përballuar dëmet dhe për ta tejkaluar gjendjen nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.

Exit mobile version