Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Bashkëvendësi i ynë Profesor Assoc. Dr Sulejman Çelaj

Bashkëvendësi i ynë Profesor Assoc. Dr Sulejman Çelaj dha një intervistë ne SCAN Televizion me Prof Dr Kalo, ku ka folur për sistemin shëndetësor amerikan si dhe Sfidat e sistemit te shëndetësisë ne SHBA dhe Shqipëri.

Po kush është Sulejman Çelaj?

· 1971 – Lindi në Gjakovë, Kosovë perndryshe Sulejmani eshte djali i bashkevendasit tone Gani Sylë Çelaj nga Vuthajt.

ARSIMI
· 1989 – Kreu shkollën e mesme në Gjakovë
· 1995 – Mbaroi Fakultetin e Mjekësisë si Mjek i Përgjithshëm në Rumani
· 2000 – Kërkues i asociuar, Divizioni kardiologjisë në Kolegjin mjekësor Albert Aishtan, New York, SHBA
· 2001 – Trainim në Mjekësinë Interne në Qendrën Mjekësore Montefiore të kolegjit Albert Ainshtan, SHBA
· 2004 – Kryen Fellowship program në kardiologji në Montefiore SHBA
· 2005 – Merr licencën Mjekësore të Shtetit të New Yorkut SHBA
· 2007 – Mbaroi trajnimin në Kardiologji invasive në Montefiore
· 2009 – Trajnim në Kardiologji nukleare dhe Ekografi

EKSPERIENCA PUNE

· 2008 – Drejtues i njësisë së katerizimit kardiak dhe i kardiologjisë
invasive në Spitalin St Barnabas, SHBA
· 2008 e në vazhdim Kardiolog në Divizion e kardiologjisë invasive Montefiore
· 2014 – Shef i kardiologjisë në spitalin St Barnabas SHBA
· 2016 – Drejtues për Kardiologjinë në Sistemin shëndetësor SBH
· 2017 – Profesor Asoc në Klinikën mjekësore në Shkollën Sophi Davis CUNY

VEPRIMTARI SHKENCORE E BOTUESE

· Autor dhe bashkautor i një numri artikujsh dhe referatesh shkencore në fushën e kardiologjisë në revista e konferenca mjekësore prestigjioze.

Exit mobile version