Sanxhaku dhe lidhjet me Kosovën në udhëpërshkrimin e Irbit dhe Mekenzit: dëshmitë dhe kufizimet e një burimi të shekullit XIX

​  ​ I. Azizi: Kapitujt XX–XXIV të veprës së G. Muir Mackenzie dhe A. P. Irby, botuar në Londër më 1867, përshkruajnë udhëtimin nga Vushtrria e Mitrovica drejt Pazarit të Ri, Tutinit, Rozhajës dhe Pejës Kjo pjesë e veprës përmban të dhëna për vendbanimet, rrugët, administratën osmane, ekonominë, marrëdhëniet shoqërore, emërtimet e popullsisë dhe traditat gojore. Vlera e saj qëndron në ndërthurjen e përshkrimeve të drejtpërdrejta me bisedat e zhvilluara gjatë udhëtimit. Megjithatë, përdorimi shkencor kërkon dallimin ndërmjet asaj që autoret panë, asaj që dëgjuan dhe përfundimeve që nxorën vetë.…

Lexo më shumë

Gjesti fisnik i Kelmend Ahmetajt nga Vuthajt – Donacion për pikën kufitare Vermosh–Guci

Një gjest domethënës i Kelmend Ahmetajt nga Vuthajt ka tërhequr vëmendjen në pikën kufitare “Bashkimi”, në Vermosh–Guci, ku është vendosur një barrierë e re elektrike, falë donacionit të tij. Këtë veprim fisnik e ka bërë të ditur Naser Vuçetaj, i cili, gjatë kthimit të tij përmes kësaj pike kufitare, ka vërejtur ndryshimin dhe ka ndarë me publikun një përjetim të veçantë. Në rrëfimin e tij, Vuçetaj shkruan: “Sonte, gjatë kthimit, në pikën kufitare ‘Bashkimi’, në Vermosh–Guci, më ra në sy barriera e re elektrike, e cila i ka dhënë një…

Lexo më shumë

Ndërron jetë luftëtari i lirisë, vuthjani Valdet Selimaj

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Valdet Selimajt, vuthjanit dhe luftëtarit të lirisë, i cili, në ditët më të vështira për Kosovën, iu përgjigj thirrjes së atdheut, duke u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Valdet Selimaj u lind më 2 gusht 1974 në Pejë, në një familje me prejardhje nga Vuthajt. Ishte i biri i Hazirit dhe nip i Çele Zenelit. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Me fillimin e luftës në Kosovë, në një kohë kur atdheu…

Lexo më shumë

Ali Pashë Gucia – prijësi i Plavës e Gucisë dhe figurë e rëndësishme e Lidhjes së Prizrenit

Ali Pashë Gucia, i njohur në burimet osmane dhe evropiane si Ali Pascha Gucia, Ali Pasha of Gusinje, Gusinyeli Ali Paşa dhe Ali Paša Gusinjski, ishte një prijës lokal shqiptar, funksionar osman dhe komandant i forcave vullnetare gjatë krizës lindore të viteve 1870–1880. Emri i tij lidhet veçanërisht me mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë ndaj vendimeve territoriale të Kongresit të Berlinit dhe me veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit. Të dhënat kryesore për të mbështeten në skedën e Deutsche Biographie dhe në artikullin e Hasan Kaleshit, “Gucia, Ali Pascha”, botuar në…

Lexo më shumë

Edhe një gjobë absurde e shtetit malazez – Pse gjithë kjo fobi ndaj shqiptarëve?

Pak kohë më parë, autoritetet malazeze hoqën përmendoren e dëshmorit Isuf Kamer Çelajt, e cila ishte ngritur nga familja Çelaj. Ky veprim shkaktoi indinjatë të thellë te shqiptarët e krahinës së Plavë-Gucisë dhe më gjerë, të cilët e konsideruan atë një cenim të kujtesës historike dhe të identitetit kombëtar. Si reagim ndaj këtij akti, Kelmend Ahmetaj vendosi në rrugën e lagjes Katuni i Sirëm, në Vuthaj, një poster me mbishkrimin: “Të gjithë jemi Isufa.” Ky ishte një gjest simbolik solidarizimi me figurën e dëshmorit dhe kundërshtimi ndaj heqjes së përmendores.…

Lexo më shumë