Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Bekim Fehmiu, promotor i vlerave tradicionale shqiptare

Prof.dr.Naser FERRI

Ne një intervistë për revistën javore  beogradase “Vreme”(e cila ishte kundërshtare e pushtetit dhe e nacionalizmit serb) aktori i madh shqiptar pos tjerash ka deklaruar se Besa shqiptare është vlera me e larte etike njerezore  e te gjithe shqiptareve, me e forte se çdo marreveshje tjeter.

Per ta mbajtur Besen, shqiptaret gjate historise shume here  kane sakrifikuar edhe jetët e veta.

Besa eshte ajo e cila i ka bere shqiptaret të cilesohen dhe të njihen me te çmuar ne krahasim me popujt e tjere, kishte thene Fehmiu.

Bekim Fehmiu ishte bere i famshem me rolin kryesor ne filmin jugosllav “Skupljači perja” (Mbledhesit e puplave) ne vitin 1966 qe ia kishte hapur deren e karrieres se sukseshme ne kinematografine boterore.

Fehmiu ishte aktori i pare shqiptar i filmit dhe i teatrit i cili luajti role te rendesishme dhe kryesore ne rajon dhe jashte tij siç ishin filmat: “Prova speciale”, “Odhisea”, ” Aventurieri”, “Rruga”,  “Vitet e nxehta”, “Dezertori” në disa gjuhe boterore bashke me aktoret boterorë:  John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner,  Robert Shou, Dirk Bogart, aktoren greke me origjine shqiptare Irene Papas (Irene Leleku) e mjaft të tjerë.

Edhe pse tere karrieren aktori me i madh kosovar e kishte realizuar jashtë Kosoves, sipas deshires se tij te fundit,  pluhuri i tij eshte shperndarë ne lumin Bistrice te Prizrenit.

Burimi: Gegnishtja

Exit mobile version