Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Bekim Jashari reagon pas incidentit gjatë vizitës së Albin Kurtit në Skenderaj

Skenderaj është i të gjithë shqiptarëve!

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas incidentit në Skenderaj, duke thënë se çdokush është i mirëseardhur ta vizitojë komunën e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari, tha se secili ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj.

Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë.

Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.

Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë.

Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur.

Exit mobile version