(Me rastin e 580-vjetorit)
Në sajë të rëndësisë historike data e 2 marsit tëvitit 1444, kur në Lezhë nën udhëheqjen e GjergjKastriotit-Skënderbeu u mbajt Kuvendi i Lezhës qe paraqet bashkimin e parë politik tëshqiptarëve kundër Perandorisë Osmane, duhettë jetë festë kombëtare, ndërsa heshtja deri me tash nga Kuvendi i Shqipërisë si në monizëm dhetash në pluralizëm nuk mund të arsyetohet, sepse, Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhënthemelet e bashkimit kombëtar dhe të traditësshtetërore të shqiptarëve.
Nail Draga
Më 2 mars te vitit 1444 në Kishën katedrale të ShënKollit, në Lezhë, aty ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, u mbajt Besëlidhjaapo Kuvendi i Lezhës, një nga ngjarjet më tërëndësishme të historisë së popullit shqiptar, gjatëperiudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare, ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar tëpopullit shqiptar. Ajo përbën një nga momentet mëtë ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.
Kuvendi i bashkimit-2 marsi 1444
Në historinë e mesjetës shqiptare, vend nderi zënë 2 marsi i vitit 1444, sepse kemi të bëjmë me ngjarje tëjashtëzakonshme ne historinë e popullit shqiptar. Kemi të bëjmë me Kuvendin e Lezhës, kur GjergjKastrioti-Skënderbeu, pas kthimit nga PerandoriaOsmane, përkatësisht Turqia, ia arriti qellimit për tëmbledhur në një kuvend të gjitha principatatshqiptare, me qellimin e vetëm për të luftuar kundërosmanlinjëve.
Aleanca e fisnikëve shqiptarë
Në Kuvendin e Lezhës u krijua një aleancë politikedhe ushtarake e fisnikëve shqiptarë kundërpushtuesve osmanë.
Kuvendi u thirr me nismën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Në Kuvendin e Lezhës morën pjesëprinca të shquar shqiptarë. Midis tyre ishin GjergjArianiti, Andrea Topia, Nikollë Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu dhe pjesëtarë të tjerë të kësajfamiljeje, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani, GjergjStres Balsha, Pjetër Spani si dhe përfaqësues tëmalësive shqiptare. Në Kuvend mori pjesë edhesundimtari i Malit të Zi Stefan Cernojeviqi.
Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm tëLidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohurautoritetin e tij politik dhe ushtarak.
Lezha nuk ishte rastësi
Në sajë të dhënave historike mbajtja e kuvendit tëBesëlidhjes në qytetin e Lezhes nuk ishte rastësi, duke marrë parasysh se ky qytet në atë kohë ishte nënpushtimin e Venedikut. ku mënjanoheshinmosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindninndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhejtë mbahej Kuvendi.
Por, nuk ka dilemë se ky tubim u mbajt në Lezhë me qellim për të arritur pajtimin apo kompromisin ne mes principatave shqiptare. Ishte ky një veprimdiplomatik i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, për tëpërbashkuar princat shqiptar, me të vetmin mision se të bashkuar mund të luftohet armiku.Dhe këtimisioni ia arriti qellimit sepse për 25-vjet drejtoiluftën kundër pushtimit osman, ku shteti i Arbërisëishte e lirë.
Kuvendi i Lezhës mori disa vendime, ku ndërkryesoret ishin, krijimi i një Besëlidhje Arbërore nëkrye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie tëpërbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët përtë përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e Besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëveshqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut.
Po ashtu e arritur e veçantë e Kuvendit të Lezhësështë e dhëna se kjo ishte një aleancë politikeushtarake, e cila bazohej në vendime demokratikenga kuvendi duke respektuar sundimin e fisnikëve nëtokat e tyre.
Besëlidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon njëhap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare nënjë shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikënkulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhënthemelet e bashkimit kombëtar dhe të traditësshtetërore të shqiptarëve.
Propozimi pa përgjigje
Në sajë të informacionit që disponojmë ne lidhje me Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës, deri me tash nëKuvendin e Shqipërisë është depozituar vetëm njëkërkesë. Kështu në vitin e kaluar, deputeti socialistEduard Nderca nga Lezha, ka kërkuar shpalljen e 2 marsit, dita e “Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës‘, sifestë kombëtare. Deputeti i Lezhës ka depozituar nëKuvend një projektligj me nr.413, me 06.02.2023 qëkërkon që 2 marsi të futet në kalendar si festë zyrtare.
Sipas Ndrecës, kjo ditë duhet të shpallet si festëzyrtare pasi është ngjarja më e rëndësishme historikee vendit tonë dhe se brezat e ardhshëm duhet ta kujtojnë këtë ditë dhe të jenë krenarë përtrashëgiminë historike shqiptare. Në kërkesë ne mestjerash cekët se “Projektligji ‘për shpalljen e 2 Marsit (1444), Kuvendi i Besëlidhjes se Lezhës sifestë zyrtare e Republikës së Shqipërisë’ është nëshërbim të vlerësimit sa me dinjitoz të figurës sëHeroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dhe përkujtimit e respektimit të ngjarjes më tërëndësishme ne historinë e popullit shqiptar, duke bërë të mundur që të gjithë shqiptarët e sotëm dhesidomos brezat që do të vijnë, të jenë krenarë përtrashëgiminë tonë historike kaq të lavdishme”, thuhetnë projektligj.
Por, ndonëse ka kaluar një vit nga paraqitja e kësajkërkese, nuk disponojmë informacion se në lidhje me këtë çështje është diskutuar në Kuvendin e Shqipërisë. Pse, nuk janë treguar aktiv në lidhje me këtë çështje mbetet të supozojmë por një veprim i tillë nuk mund të arsyetohet më asgjë, qe tregondobësi personale, morale e partiake të deputetëve e partive politike të përfaqësuara në kuvend.
Përfundim
Data e 2 marsit të vitit 1444 nuk është një datë e thjeshtë, por është më shumë se kemi të bëjmë me Besëlidhjen e Lezhës e cila përbën një prej ngjarjevemë të rëndësishme të historisë së mesjetës te popullitshqiptar.
Andaj, ndaj kësaj ngjarje me peshë mbarëkombëtareaskush nuk mund të qendrojë indiferent, sepse ajo nevete mban mesazhin e bashkimit të popullit shqiptarsi në të shkuarën, tashmën dhe të ardhmën. Pikërisht, duke marrë parasysh një mesazh të tillë, shpallja e kësaj date për festë zyrtare kombëtare mbetet obligimmoral e kombëtar për të gjithë shqiptarët.
(Mars 2024)