Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton do të zhvillojë vizitë në Shqipëri në datën 4 korrik.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të Klan News.
Ish-Presidenti amerikan do të vijë për herë të parë në vendin tonë.
Clinton pritet të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.
Ky i fundit pak ditë më parë në një konferencë për shtyp paralajmëroi se kishte një dhuratë të madhe me datë 4 korrik, por nuk bëri me dije se për çfarë e kishte fjalën.
Bill Clinton ka qenë Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në periudhën 1993-2001.