Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Bletërritësit në alarm: Arinjtë po na hanë mjaltin

Bletërritësit e fshatit Damjanec të Korçës kërkojnë ndihmë për të mbrojtur kosheret e bletëve nga arinjtë lakmiqar.

Fshati Damjanec nuk është më shumë se 11 km larg nga qyteti i Korçës. Deri para 20 vitesh ka pasur 110 shtëpi, e momentalisht jo me shume se 10 të tilla.

Banorët historikisht janë marrë me blegtori dhe bletari. Mehdi Horanlli ka më shumë se 300 koshere të cilat i ka të vendosura në disa zona të fshatit.Ai tregon se ditët e fundit janë përballur me një fenomen që nuk e kanë hasur më parë. Arinjtë sipas tij mësyjnë natën kosheret e bletëve duke sjellë dëmtime të mëdha.

Dëmtime nga arinjtë në ferma bletësh ka pasur edhe në fshatra të tjerë të njësive administrative Voskop dhe Voskopojë/A2 CNN

Exit mobile version