Bordi i Drejtoreve te Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane e aplaudon Letrën drejtuar Editorit nga Anetari Ekzekutiv i Bordit tone Faton Bislimi, të cilën e përditshmja Washington Times e ka botuar me 23 prill.
Në shkrimin e tij autorial të titulluar “Le të lëmë strategjinë e dështuar të Bill Clinton-it për Kosovën të humbet në mes të pandemicë Covid-19,” publikuar me 22 prill 2020, z. J. Michael Waller perhapë një sër të pavërtetash. Ai pretendon se prezenca amerikane në Kosovë është e domosdoshme për “t’i shpëtuar vendasit nga vrasja e njëri tjetrit,” por harron se nuk jemi ende në luftën e 1998-99 dhe se trazirat e fundit ndëretnike që paten marrë jetën e 14 njerëzve kishin ndodhur në mars 2004. Duke ofenduar rreth 2 milionë qytetarë që Kosovën e kanë atdhe, ai i referohet vendit tone si “maskaradë,” e duke injoruar kështu faktin që Kosova është shtet i pavarur e sovran i njohur nga mëse 110 vende të botës.
Duke pretenduar se lufta e Kosovës ishte një “luftë kundër të krishterëve, dhe të krishterëve serbë,” ku “secila etni e ka spastru etinikisht vetën e vet… ne një përleshje ne mes muslimanëve shqiptarë dhe të krishterëve serbë,” z. Waller tenton të paraqes, krejtësisht gabimisht, luftën e Kosovës, nga e vërteta që e cilëson luftën e Kosovës si më të përgjakshmën dhe më të tmerrshmen në historinë moderne evropiane në të cilën forcat serbe të diktatorit Millosheviq, një të akuzuari për krime lufte, kishin kryer spastrimin etnik ndaj shqiptarëve të pafajshëm dhe etnik të Kosovës. Tutje, z. Waller duhet ta dij se lufta e Kosoves nuk ishte religjioze. Ai duhet ta dij se shqiptarët nuk janë vetëm muslimanë, por janë edhe të Krishterë e Ortodoksë. Rrëfimi tanimë i njohur ndërkombëtarisht i “Besës” dhe shpëtimit të hebrejëve gjatë Holokaustit nga shqiptarët është testamenti më i mirë për harmoninë fetare në të cilën shqiptarët kanë jetuar për shekuj.
Të sygjerosh se Kosova na qenka një vatër e prodhimit të xhihadistëve sepse “80% e të rinjëve janë të papunë,” është më shumë se gabim. Është spekulim i frikshëm, thuajse në rend me ksenofobinë ndaj shqiptarëve. Po, Kosova është një vend në zhvillim dhe ka një ratë të papunësisë prej rreth 26%, por nuk është asfarë vatre e xhihadistëve. Nga mëse 30,000 luftëtarë të huaj që i janë bashkuara ISIS-it nga 85 vende të botës, vetëm 126 të tillë kanë qenë nga Kosova!
Përkrahja e SHBA-ve për Kosovën gjithëherë ka qenë dhe është mbipartiake. Z. Waller duhet të mësojë më shumë për disa figura kyce politike Republikane të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në ndihmë të Kosovës – si psh. Senatorët Dole e McCain, kongresistët Hyde e Gilman, apo edhe vet Presidentin George W. Bush, ai i cili e njohu pavarësinë e Kosovës.
Si një i lindur e rritur në Kosovë, i cili i ka mbijetu Luftës së Kosovës si një refugjatë në moshë adoleshence, i larguar me dhunë nga shtëpia, i ndarë nga familja, unë i jam përjetësisht mirënjohës Amerikës për rolin e saj në shpëtimin e popullit tim dhe në përkrahjen e vendit tim për t’u zhvilluar tutje si një anëtar paqësor dhe perparimtar i komunitetit botëror të vendeve.
Faton Bislimi