Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Brenda pak çasteve tubohen 40 mijë dollar për të ndihmuar të riun nga Gucia

Brenda pak çasteve u tubuan 40 mije dollar për te ndihmuar trajtimin mjekësor te te riut nga Gucia Admir Mullamekiq

Familja Mullamekiq  njofton opinionin se janë mbledhur te hollat e parapara për shërimin e Admirit.

Njoftimi për fillimin e aksionit për te ndihmuar Admirin ishte shpërndarë gjithandej rrjeteve sociale dhe portaleve duke bere apel për te përkrahur këtë rast human dhe shume te vështir për familjen.

Me mjetet e tubuara shume shpejt na u mundesua transferimin e tij ne Turqi per trajtimin e domodoshem mjekësor.

Familja Mullamekiq Ju është falënderuar te gjithë donatoreve.

Duhet cekur se Admiri  për shkak te komplikacioneve qe kishte  gjate operimit ne Shtëpinë e Shëndetit  ne Bjello Pole gjate përgatitjeve për transplantim te veshkës i është dëmtuar arteria kryesore e gjakut. Pas asaj ai qëndroi ne spitalin e Podgorices per dy muaj dhe jeta e ti ishte ne rrezik.

Fale këtij aksioni ai do te transferohet ne spitalin e Stambollit për trajtimin e domosdoshëm mjekësor.

Exit mobile version