Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Broja: Futbollisti i kombëtares i lindur në Londër: Ne jemi malësorë

Armando Broja është heroi i dy ndeshjeve të fundit të përfaqësueses sonë, sidomos në ndeshjen me Hungarinë kur shënoi golin e fitores në minutat e fundit, por edhe ndaj San Marinos më pas dhuroi gola dhe assist për kuqezinjtë.

Po kush është shtatlarti 20-vjeçar I sulmit kuqezi?

Broja: Unë jam lindur në Angli, pak larg Londrës, sëbashku me dy motrat e mija. Por familja ime, mami dhe babi kanë lindur në Koplik, ne jemi malësorë.

Tufa: Si i lindur atje dhe I rritur suksesshëm në akademinë e  Chelsea a keni patur oferta për të luajtur me Anglinë?

Broja: Përpara një viti e ca që do të luaja për ekipin A të Shqipërisë më kërkoi përfaqësuesja e Anglisë U21, por unë zgjodha Shqipërinë, për veten, por edhe për babin edhe mamin.

Gjatë merkatos së verës i rikthyer nga Vitshe e kampionatit holandez ku ishte huazuar, Broja rikthehet tek Chelsea, ku trajneri Tuchel tregon ai, kërkoi me ngulm që të qëndronte.

Broja: Ai më tha mua të kam shumë qejf, je shumë lojtarë I mirë, je luftarak, punon fort dhe prandaj të kam qejf se mbi të gjitha je shumë I ri. Këtu mundesh të mësosh nga Lukaku dhe Werner që janë sulmues shumë të mirë. Por unë mora vendimin që të ikja, është gjë shumë e mirë që Southamptoni më kërkoi me ngulm, për mua është shumë mirë që të fitojë eksperiencë dhe minuta.

Ndërkohë që në prag të Hungarisë të gjithëve i kujtohet ai gol që shënove ndaj Hungarisë, vërtet na dha fitoren, pro ama mes shumë drithërimash.

Broja: Ka qenë gol shumë I vështirë, kur pash videon pas ndeshjes vura re edhe Uzunin, por në atë moment në lojë nuk e kisha parë. Kam qenë duke tribluar, i ika mbrojtësit dhe gjuajta në portë. Këto janë gjrëa që ndodhin shumë shpejtë, ajo gjuajte hyri gol dhe më ndihmoi Zoti aty.

Tufa: Po për ndeshjen në Budapest?

Broja: Ata kanë lojtarë të mirë, kanë edhe kualitet, por edhe ne kemi një skuadër shumë të mirë. Kur erdhën ata këtu në Shqipëri luajtëm mirë por a mungoi goli, ai gol që erdhi në fund me pak fat dhe me ndihmën e Zotit morëm 3 pikë. Por atje ka për të qenë e vështirë, nuk do të kenë as tifozët, por për ne është rëndësishme me fituar 3 pikët, vetëm kjo na duhet 3 pikët.

Exit mobile version