Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Buxheti i komunës së Gucisë për vitin 2021 është 2.1 milion euro

Në seancën e fundit të Asamblesë Komunale të Gucisë për  vitin 2020, të mbajtur të martën, 29 dhjetor 2020. Ndër çështjet e tjera në rendin e ditës, u miratua Vendimi për Buxhetin e Komunës së Gucise për vitin 2021.

Shuma e buxhetit për vitin aktual  do te jetë 2.1 milion euro.

Ky është gjithashtu buxheti më i madh që nga themelimi i komunës së Gucisë

Gjithashtu, në seancën e Kuvendit, u zgjodhën Bordi i Drejtorëve të SH.PK “Shërbimet Komunale” të Gucisë dhe Këshilli i Institucionit Publik “Qendra për Kulturë” Guci. /Plava e Gucia Sot

Exit mobile version