Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Cafo Boga i drejtohet Qeverisë së Malit të Zi: Të gjendet një zgjidhje e drejtë për automjetet e diasporës me targa të huaja

Një nga përfaqësuesit i diasporës nga SHBA-ja kërkon një periudhë kalimtare ose amnisti të njëhershme doganore për automjetet që tashmë ndodhen në Mal të Zi, duke theksuar se shumë mërgimtarë janë gjendur në një situatë të vështirë për shkak të zbatimit më të rreptë të rregullave doganore.

Plava e Gucia Sot | 11 tetor 2026

Cafo Boga, pjesëtar i diasporës shqiptare me origjinë nga trojet shqiptare ne Mal te Zi, me qëndrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është drejtuar zyrtarisht Qeverisë së Malit të Zi me një kërkesë për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe praktike për automjetet me targa të huaja, të cilat janë sjellë në Mal të Zi nga mërgimtarët dhe që, për shkak të zbatimit më të rreptë të kufizimit gjashtëmujor, nuk mund të përdoren më ligjërisht në rrethanat aktuale.

Në shkresën zyrtare të datës 11 tetor 2026, drejtuar ministrit të Financave, Novica Vukoviq, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, Boga kërkon shqyrtimin e mundësisë për vendosjen e një procedure të veçantë kalimtare, e cila do t’u mundësonte pjesëtarëve të diasporës të rregullonin statusin e automjeteve të tyre.

Kopje të kërkesës u janë dërguar edhe ministrit të Diasporës, Mirsad Azemoviq, ministrit të Transportit, Radosh Zeçeviq, si dhe ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Drejtorisë së Doganave, Maja Vuçiniq.

Mërgimtarët përballë një problemi serioz

Në kërkesën e tij, Boga thekson se shumë qytetarë me prejardhje nga Mali i Zi, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kanë sjellë automjetet e tyre të regjistruara ligjërisht në shtetet ku jetojnë, kryesisht për t’i përdorur gjatë pushimeve dhe qëndrimeve të përvitshme në vendlindje.

Shumë prej tyre kanë shtëpi dhe prona në Mal të Zi, ndërsa automjetet i mbajnë në garazhe gjatë muajve kur ndodhen jashtë vendit. Kur kthehen, sigurojnë dokumentacionin dhe sigurimin e nevojshëm për përdorimin e tyre.

Megjithatë, sipas Bogës, zbatimi më i rreptë i kufizimit gjashtëmujor ka krijuar një situatë të papritur për shumë mërgimtarë, të cilët tani nuk kanë mundësi praktike për të rregulluar statusin ligjor të automjeteve të tyre.

Ai thekson se diaspora e kupton dhe e respekton detyrimin e Malit të Zi për modernizimin e sistemeve kufitare e doganore dhe zbatimin e ligjeve në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Problemi, sipas tij, qëndron te ndryshimi i menjëhershëm i mënyrës së zbatimit të rregullave, pa një njoftim të mjaftueshëm paraprak dhe pa një periudhë të arsyeshme kalimtare për automjetet që tashmë ndodhen në vend.

Dy mundësi të papranueshme për pronarët

Në shkresën drejtuar autoriteteve malazeze, Boga shpjegon se shumë pronarë automjetesh gjenden praktikisht përballë dy mundësive të pafavorshme: t’i mbajnë automjetet përgjithmonë të parkuara në garazhe, pa pasur mundësi t’i përdorin, ose t’i shesin për pjesë këmbimi apo skrap.

Sipas tij, asnjëra prej këtyre mundësive nuk përbën zgjidhje të arsyeshme, veçanërisht kur shumë pronarë janë të gatshëm të paguajnë detyrimet përkatëse doganore, taksat dhe tarifat e nevojshme për legalizimin dhe regjistrimin e automjeteve.

Kërkohet amnisti doganore ose periudhë kalimtare

Për të tejkaluar këtë situatë, Boga i propozon Qeverisë së Malit të Zi shqyrtimin e dy zgjidhjeve të mundshme.

Propozimi i parë është vendosja e një procedure të njëhershme kalimtare ose amnistie doganore, e cila do t’u mundësonte pronarëve të automjeteve që tashmë ndodhen në Mal të Zi t’i përshtatin ato me standardet teknike në fuqi, të paguajnë detyrimet doganore dhe të plotësojnë kushtet për regjistrim të ligjshëm.

Propozimi i dytë parashikon që për automjetet që tashmë ndodhen në territorin e Malit të Zi të vazhdojë të zbatohet praktika e mëparshme, ndërsa rregullat më të rrepta të hyjnë në zbatim për rastet e ardhshme, nga një datë e përcaktuar dhe e njoftuar qartë.

Sipas Bogës, të dyja këto mundësi do t’i lejonin shtetit të ruante autoritetin e tij për zbatimin e ligjit, duke marrë njëkohësisht parasysh faktin se shumë pjesëtarë të diasporës kanë vepruar në mirëbesim, duke u mbështetur në praktikën administrative të ndjekur ndër vite.

Diaspora meriton mirëkuptim dhe trajtim të drejtë

Në kërkesën e tij, Boga thekson gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe diasporës së tij.

Ai rikujton se mërgimtarët vazhdojnë të kenë lidhje të forta me vendlindjen përmes familjeve, shtëpive, pronave dhe investimeve të tyre, ndërsa japin një kontribut të rëndësishëm ekonomik përmes dërgesave financiare, turizmit dhe shpenzimeve gjatë vizitave të përvitshme.

Një zgjidhje e arsyeshme kalimtare, sipas tij, do të dëshmonte se Mali i Zi e vlerëson këtë marrëdhënie dhe e njeh kontributin e diasporës, pa cenuar detyrimet ligjore të shtetit.

Kërkohet përgjigje zyrtare nga institucionet

Duke qenë se çështja përfshin disa institucione shtetërore, Boga kërkon që Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme ta shqyrtojnë bashkërisht problemin, në konsultim me Drejtorinë e Doganave dhe autoritetet e tjera kompetente.

Ai kërkon gjithashtu një përgjigje zyrtare lidhur me mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të drejtë dhe të zbatueshme për automjetet që tashmë ndodhen në Mal të Zi.

Në përfundim të shkresës, Boga shpreh besimin se Qeveria e Malit të Zi mund të gjejë një zgjidhje që u shërben njëkohësisht interesave të shtetit dhe diasporës.

Mesazh për diasporën në Shtetet e Bashkuara

Krahas kërkesës zyrtare, Cafo Boga u ka përcjellë edhe një mesazh bashkatdhetarëve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i informuar për nismën e ndërmarrë.

“Të dashur miq të diasporës malazeze në Shtetet e Bashkuara,

Për dijeninë tuaj, po ju përcjell emailin dhe kërkesën zyrtare që i kam dërguar Qeverisë së Malit të Zi lidhur me një çështje që prek shumë prej nesh, të cilët kemi sjellë në Mal të Zi automjete të regjistruara në SHBA dhe tani gjendemi në pamundësi për t’i përdorur ato, pa pasur një zgjidhje praktike se çfarë të bëjmë me to.

I kam kërkuar Qeverisë të shqyrtojë një zgjidhje të arsyeshme kalimtare, e cila respekton ligjin, por njëkohësisht merr parasysh rrethanat në të cilat gjenden sot shumë pjesëtarë të diasporës.

Le të shpresojmë se Qeveria do të tregojë mirëkuptim për vështirësitë tona dhe do të gjejë një zgjidhje të drejtë dhe praktike.

Me respekt,

Cafo Boga”

Plava e Gucia Sot do të ndjekë zhvillimet lidhur me këtë kërkesë dhe çdo përgjigje eventuale nga institucionet kompetente të Malit të Zi, për një çështje që prek drejtpërdrejt shumë familje të diasporës, përfshirë mërgimtarët me prejardhje nga Plava dhe Gucia.

Burimi: Kërkesa zyrtare e Cafo Bogës, drejtuar institucioneve të Malit të Zi, më 11 tetor 2026.

————————————————————————

Dear friends in the Montenegrin Diaspora in the United States,

For your information, I am forwarding the email and formal request that I submitted to the Government of Montenegro concerning an issue affecting many of us who brought U.S.-registered vehicles to Montenegro and now find ourselves unable to use them, with no practical solution for what to do with them.

I have asked the Government to consider a reasonable transitional solution that respects the law while recognizing the circumstances in which many members of the diaspora now find themselves.

Let us hope that the Government will be sympathetic to our predicament and find a fair and practical solution.

Best regards,

Cafo Boga

EMAIL AS SENT

Formal Request for a Transitional Solution

From: Cafo Boga <cafoboga@aol.com>

To: novica.vukovic@mif.gov.me; kabinet@mup.gov.me

Cc: mirsad.azemovic@mdi.gov.me; kabinet@msp.gov.me; kabinet.direktora@carina.gov.me

Date: October 11, 2026, 11:49 AM

Subject: Formal Request for a Transitional Solution

Dear Ministers Vuković and Šaranović,

I am writing to respectfully submit for your consideration the attached Formal Request for a Transitional Solution concerning foreign-registered vehicles owned by members of Montenegro’s diaspora.

The request addresses a practical problem that has arisen from the stricter enforcement of the six-month limitation on foreign-registered vehicles already present in Montenegro and proposes possible transitional solutions that, I believe, would respect both the Government’s regulatory obligations and the legitimate circumstances of members of the diaspora affected by this change.

Because the matter appears to involve the responsibilities of several government institutions, I have copied the Minister of Diaspora, the Minister of Transport, and the Acting Director of the Customs Administration.

For convenience, I am attaching the request in both Montenegrin and English.

I respectfully ask that the matter be reviewed jointly by the relevant authorities and would greatly appreciate your consideration and response.

Thank you for your time and attention.

Sincerely,

Cafo Boga

Member of the Montenegrin Diaspora in the United States

 FORMALNI ZAHTJEV ZA PRELAZNO RJEŠENJE

Vozila sa stranim registarskim oznakama u vlasništvu pripadnika crnogorske dijaspore

11. oktobar 2026.

Za:

g. Novica Vuković, ministar finansija

g. Danilo Šaranović, ministar unutrašnjih poslova

Kopija:

g. Mirsad Azemović, ministar dijaspore

g. Radoš Zečević, ministar saobraćaja

gđa Maja Vučinić, v.d. direktorice Uprave carina

Poštovani ministri Vukoviću i Šaranoviću,

Obraćam vam se sa molbom da razmotrite praktično rješenje za tešku situaciju nastalu usljed strože primjene šestomjesečnog ograničenja boravka vozila sa stranim registarskim oznakama u Crnoj Gori.

Iako je ovo ograničenje, kako se čini, već duže vrijeme predviđeno carinskim propisima, ranije se nije primjenjivalo na način na koji se primjenjuje danas. Mnogi od nas koji smo rođeni u Crnoj Gori, a živimo u inostranstvu, doveli smo ovdje svoja legalno registrovana vozila radi korišćenja tokom naših godišnjih boravaka. U Crnoj Gori imamo svoje domove, vozila tokom odsustva držimo u garažama, a po povratku obezbjeđujemo potrebno osiguranje.

Razumijemo da Crna Gora modernizuje svoje granične i carinske sisteme i da, u procesu približavanja članstvu u Evropskoj uniji, mora dosljedno primjenjivati svoje zakone. Tu obavezu ne dovodimo u pitanje. Problem, međutim, predstavlja nagla promjena u načinu primjene propisa, bez odgovarajućeg prethodnog obavještenja ili razumnog prelaznog rješenja za vozila koja se već nalaze u zemlji.

Mnogi pripadnici dijaspore sada se nalaze u situaciji da svoja vozila ne mogu legalno koristiti i da, po svemu sudeći, nemaju praktičan način da regulišu njihov status. U sadašnjim okolnostima, vlasniku su praktično ostavljene samo dvije nerazumne mogućnosti: da vozilo trajno drži parkirano u garaži kao fizičku imovinu koju ne može koristiti ili da ga proda za djelove ili otpad. Nijedno od tih rješenja nije razumno, posebno kada su vlasnici spremni da plate odgovarajuće carinske dažbine, poreze i naknade kako bi legalizovali svoja vozila.

Stoga ljubazno molimo vaša ministarstva da razmotre uvođenje jednokratnog prelaznog postupka ili carinske amnestije, kojim bi se vozilima koja se već nalaze u Crnoj Gori omogućilo usklađivanje sa važećim tehničkim standardima, plaćanje propisanih carinskih dažbina i ispunjavanje uslova za registraciju. Alternativno, Vlada bi mogla razmotriti da se na vozila koja se već nalaze u zemlji primijeni dosadašnja praksa, dok bi se strože pravilo ubuduće primjenjivalo od jasno najavljenog datuma.

Oba pristupa sačuvala bi ovlašćenje Vlade da sprovodi zakon, a istovremeno bi uvažila činjenicu da su se mnogi pripadnici dijaspore u dobroj vjeri oslanjali na dugogodišnju administrativnu praksu.

Ovo pitanje utiče i na odnos Crne Gore sa njenom dijasporom. Ovdje imamo domove, porodice, investicije i veze koje traju čitav život, a značajno doprinosimo kroz doznake, vlasništvo nad nekretninama, turizam i godišnju potrošnju. Razumno prelazno rješenje pokazalo bi da Crna Gora cijeni taj odnos, uz istovremeno poštovanje svojih zakonskih obaveza.

Budući da ovo pitanje uključuje više državnih institucija, ljubazno molim Ministarstvo finansija i Ministarstvo unutrašnjih poslova da ga zajednički razmotre, u konsultaciji sa Upravom carina i drugim nadležnim organima, i dostave zvaničan odgovor o pravičnom i praktičnom rješenju za vozila koja se već nalaze u Crnoj Gori.

Vjerujemo da Vlada Crne Gore može pronaći rješenje koje će služiti interesima i države i njene dijaspore.

S poštovanjem,

Cafo Boga

Pripadnik crnogorske dijaspore u Sjedinjenim Američkim Državama

 FORMAL REQUEST FOR A TRANSITIONAL SOLUTION

Foreign-Registered Vehicles Owned by Members of Montenegro’s Diaspora

11 October 2026

To:  Mr. Novica Vuković, Minister of Finance

       Mr. Danilo Šaranović, Minister of Internal Affairs

Cc:  Mr. Mirsad Azemović, Minister of Diaspora

       Mr. Radoš Zečević, Minister of Transport

       Ms. Maja Vučinić, Acting Director, Customs Administration

Dear Ministers Vuković and Šaranović,

I am writing to seek a practical solution to the difficult situation created by stricter enforcement of Montenegro’s six-month limitation on foreign-registered vehicles.

Although this requirement has apparently existed for some time under customs regulations, it was not previously enforced in the manner it is today. Many of us who were born in Montenegro but live abroad brought legally registered vehicles here for use during our annual visits. We maintain homes in Montenegro, keep these vehicles in our garages while abroad, and obtain the necessary insurance when we return.

We understand that Montenegro is modernizing its border and customs systems and, as it advances toward European Union membership, must enforce its laws consistently. We do not question that obligation. The problem is the abrupt change in enforcement without adequate notice or a reasonable transition for vehicles already in the country.

Many members of the diaspora now find themselves with vehicles that cannot legally be used and, apparently, no practical way to regularize them. As matters presently stand, an affected owner is effectively left with two unreasonable choices: keep the vehicle permanently parked in a garage as a physical asset that cannot be used, or dispose of it for parts or scrap. Neither is sensible, particularly when owners may be willing to pay the applicable customs duties, taxes and fees to legalize their vehicles.

We therefore respectfully ask your Ministries to consider a one-time transitional or customs amnesty procedure allowing vehicles already in Montenegro to be brought into compliance with applicable technical standards, customs duties and registration requirements. Alternatively, the Government could consider grandfathering vehicles already in the country under the previous practice, while applying the stricter rule prospectively from a clearly announced date.

Either approach would preserve the Government’s authority to enforce the law while recognizing that many diaspora members relied in good faith on a long-standing administrative practice.

This matter also affects Montenegro’s relationship with its diaspora. We maintain homes, families, investments and lifelong ties here, and contribute substantially through remittances, property ownership, tourism and annual spending. A reasonable transition would demonstrate that Montenegro values that relationship while respecting its legal obligations.

Because this issue involves several government institutions, I respectfully request that the Ministries of Finance and Internal Affairs review it jointly, in consultation with the Customs Administration and other relevant authorities, and provide a formal response on a fair and workable solution for vehicles already in Montenegro.

We trust that the Government of Montenegro can find a solution that serves the interests of both the State and its diaspora.

Sincerely,

Cafo Boga

Member of the Montenegrin Diaspora in the United States

Exit mobile version