Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Çelaj demanton: Nuk kam kërkuar zëvendësimin e Veselit, është turp të shfrytëzohet emri i tij për të më sulmuar

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka reaguar para pak çastesh ndaj lajmit në media ku ai citohet të ketë kërkuar që Vlora Çitaku të vije në krye të partisë, në vend të Kadri Veselit.

Çelaj ka thënë se do të ishte e pamoralshme nga ana e tij të kërkonte zëvendësimin e Veselit si kryetar në rrethanat e krijuara.

Ai thotë se kërkesa e tij është dhe mbetet vetëm ajo që pas rezultatit të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të bëhet reformë themelore brenda partisë së tij.

“Jam për reformë, por asnjëherë kundër askujt. Këtë e kam thënë vazhdimisht dhe e përsëris. Kurse sa i përketë Veselit nuk diskutohet kontributi i tij dhe është turp kjo çfarë po ndodh që të lakohet emri i tij në këtë mënyrë dhe të përdoret për të më sulmuar mua”.

Çelaj thotë se po kërkon që demokratizohet partia, e cila është kapur nga individ. Madje, sipas tij po këto individ po përhapin lajme që ta dëmtojnë reputacionin e tij dhe të tjerëve që kanë merita në themelimin dhe zhvillimin e PDK-së.

tij jo vetëm Çitaku por edhe të tjerë njerëz ka në PDK që do të mund të udhëheqnin PDK-në si ud.më mirë sesa udhëheqja aktuale që ia solli humbjen e pamerituar në zgjedhjet e shkurtit.

“Lajmi që është publikuar në disa portale është i pavërtetë, se unë gjoja kam kërkuar që të largohet z. Kadri Veseli dhe të vije dikush tjetër në vendin e tij. Unë vazhdimisht e kam potencuar edhe ne media, por edhe ne mbledhje të Këshillit Drejtues të PDK-së se z. Kadri Veseli është dhe duhet të mbetet kryetar. Unë e çmoj shumë z. Veseli dhe konsideroj që është njeri me shumë vlera dhe i cili ka bërë shumë për Kombin dhe për vendin”, ka thënë Çelaj në mes tjerash në një reagim të tij të postuar në rrjetin social “Facebook”. /Zëri

Reagimi i plotë i Çelajt:

Kadri Veseli është dhe duhet të mbetet kryetar i PDK-së

Lajmi qe është publikuar në disa portale është i pavërtetë, se unë gjoja kam kërkuar që të largohet z. Kadri Veseli dhe të vije dikush tjetër në vendin e tij.

Unë vazhdimisht e kam potencuar edhe ne media por edhe ne mbledhje të Këshillit Drejtues të PDK-së se z. Kadri Veseli është dhe duhet të mbetet kryetarë. Unë e çmoj shumë z. Veseli dhe konsideroj që është njeri me shumë vlera dhe i cili ka bërë shumë për Kombin dhe për vendin.

Mendoj që nuk është e rastësishme që hapen lajme të tilla të rreme dhe janë të sponsorizuar pikërisht nga ata që ndihen të rrezikuar nga reformat thelbësore që kërkoj unë. Aparaqikët e partisë nuk dinë gjë tjetër përveç të merren me shpifje. Ky lajm i rrem i ka rrënjët nga ata që kanë uzurpuar pozitat dhe kanë frikë nga demokratizimi i partisë sepse ata do të humbnin edhe privilegjet që i kanë sot e kësaj dite

Kërkesat e mija nuk kanë të bëjnë me individët, por me parimet. Po e ritheksoj se disa nga kërkesat e mia janë:

1. Të marr përgjegjësi dikush për rezultatin e dobët të 14 shkurtit

2. Të demokratizohet partia që është kapur nga individ.

3. Të kemi një kryesi e cila del nga votat e Këshillit Drejtues ashtu siç e parasheh statuti i partisë.

4. Të përcaktohet qartë orientimi ynë duke marr parasysh platformën që ka pasur UÇK e disa nga to janë:

a. Kombi të trajtohet si një pavarësisht kufijve se ku shtrihet

b. Të deklarohet qartë orientimi ynë perëndimor

c. Të ruhet laiciteti i vendit

Këto janë disa prej kërkesave të mija. Dhe po ritheksoj se nuk jam i orientuar në përkrahja apo kundër individët e as grupacioneve, përkundrazi jam për qartësim të ideve dhe kushdo që i ka këto ide do ta ketë edhe përkrahjen time.

Exit mobile version