Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Çelaj i reagon PDK-së: Askush s’mund ta ndalë fjalën e lirë, referoma e pashmangshme nëse duam të jemi partia numër 1

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj i ka reaguar partisë së tij që mbrëmë doli me një komunikatë duke thënë se ai nuk është i autorizuar të flas në emër të partisë.

Çelaj me anë të një postimi u shprehë se askush nuk mund ta ndal fjalën e lirë dhe se qe ka një vjet që nuk flet në emër të partisë edhe pse është anëtar i Këshillit Drejtues.

Tutje, ai tha se reforma në PDK është e pashmangshme.

Postimi i plotë i Lirak Çelajt:

Askush sot nuk mund ta ndal fjalën e lirë.Aq më pak një zyre e informimit e PDK-së e cila përbëhet nga njerëz që nuk kanë të drejtë të marrin vendime e as komunikata politike siç ishte ajo e mbrëmshmja që ishte drejtuar kundër meje.Aq më shumë kur dihet që ata që punojnë aty më së paku ndihen PDK, që janë aty vetëm se kanë mbet prej kur ishte në pushtet me qëllim që të përfitojnë nga kjo.Asnjëherë nuk kam folur në emër të PDK-së, së paku që 1 vit, ndonëse jam anëtarë i Këshillit Drejtues dhe një prej themeluesve të saj.

Këtë ua kam bërë me dije të gjitha mediave.Janë të kota përpjekja për të frikësuar mediat që mos të transmetojnë kritikat e mia ndaj PDK-së, subjektit që i përkas, me qëllimin më të mirë që të reformohet dhe të fitojë zgjedhjet. Koha e monizmit ka kaluar. Edhe pse kjo ka ndodhur pikërisht nga këta individë ndaj të cilëve unë vazhdoj të jem kritik. Paraqitja në media është monopolizuar me qëllimin që të favorizohen individë të caktuar duke diskriminuar anëtarët të tjerë.

Njerëzit e tillë po e ngulfatin PDK-në dhe e kanë tkurrur vazhdimisht atë. Këta individë nuk dinë gjë tjetër përveç të luftojnë anëtarët tjerë të PDK-së vetëm e vetëm për të plotësuar ambiciet e tyre, pa marrë parasysh koston që paguan Partia.Partia duhet të lirohet nga këta uzurpatorë që po e fundosin partinë.

Po ashtu kjo zyrë duhet ta sqarojë dhe të japë përgjegjësi me urdhër të kujt është bërë kjo komunikatë. Kërkoj edhe nga Kryesia jo legjitime që të japë sqarime.Për atë çka besoj se është në të mirë të vendi e të partisë s’ka kush që më ndal ta them e ta mbroj. Këtë të drejtë ma jep kontributi që kam dhënë për të që nga themelimi i saj.Reforma në PDK është e pashmangshme nëse do të jemi aty ku e meritojmë, pra si subjekt numër 1 në Kosovë.

Exit mobile version