Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Çelaj: Ka shumë pacientë shqiptarë që po trajtohen për koronavirus në Amerikë

Në një lidhje me “Klan Kosova” Sylejman Çelaj, doktori shqiptar që është shefi i departamentit të kirurgjisë në një spital të Amerikës, tha se ka edhe shumë shqiptarë atje që po trajtohen për koronavirus.

“Spitali ku punoj unë është në një lagje ku ka shumë biznese të shqiptarëve. Kam shumë pacientë pacientë, por shumica e tyre trajtohen nga shtëpitë sepse 80 për qind të pacientëve nuk kanë nevojë që të shtrihen në spital. Ka shqiptarë që kanë vdekur. Kam një pacient personal që është në gjendje kritike, por që dy ditët e fundit ka pasë përmirësim. Kemi shumë shqiptarë të prekur dhe s’jemi as ne si etni imunë”.

Çelaj tha se në përvojën e tij 20 vjeçare asnjëherë s’ka parë kaq shumë pacientë që vdesin.

“Pesë apo gjashtë të vdekur vetëm në një pavion, kjo është një gjendje e jashtëzakonshme që s’e kemi parë në spitalet tona. Mund të krahasohet me një gjendje lufte, numri i vdekjeve është shumë i lartë, pavarësisht uljes së kurbave të rasteve me të prekur”.

“Nuk kemi mungesa të ventilatorëve, por vdekshmëria vazhdon të jetë e lartë. Edhe pse kanë qenë në ventilatorë s’po ia dalin. Duhet të bëhet analiza për të parë balancin në bazë të numrit të përgjithshëm kur njerëzit do të kishin vdekur në gjendje normale”.

Mjeku shqiptar tha se pacientë po kanë të të gjitha moshave.

“Kemi pacientë nga të gjitha moshat. Dy paciente i kam tani, njëra 20 vjeçe, tjetra 25 vjeçe –asnjëra s’kanë pasë sëmundje tjera dhe të dyja janë në oksigjen. Pacientët janë të të gjitha moshave, por ata që po hupin betejën janë mosha e thyer, e tretë dhe ata që kanë probleme shoqëruese apo janë hemoterapi”.

“90 për qind e pacintëve të shtruar në spital janë me Covid-19. Numri i pacientëve është shtuar për 40-50 për qind. Është një punë e mundimshme për stafin mjekësor, por duhet ta bëjmë dhe t’i ndihmojmë”.

Çelaj tha se ka të dhëna shkencore që tregojnë se shpërndahet edhe përmes ajrit, prandaj secili që del jashtë të ketë një maskë.

“Bile një maskë të improvizuar, të paktën që të parandalohet. Mbrojta është shumë me rëndësi”.

Mjeku shqiptar tha se gjithmonë është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në luftën kundër virusit, por edhe në gjendje normale.

“Jo vetëm tani, por kam kontaktuar shumë mjekë dhe kolegë atje dhe gjithmonë kam qenë i gatshëm të vijë edhe të ndihmojë. S’kam pasë asnjëherë ftesa për kolaborim. Jam i gatshëm të vij dhe të ndihmoj”.

Exit mobile version