Komuna e Tuzit ka fituar çmimin për administratën publike për Ballkanin Perëndimor për vitin 2020. Western Balkans Public Administration Awards 2020 iniciativat të cilat i ka inicuar ReSPA Regional School of Public Administration dhe OECD/SIGMA @theOECD me qellim që të përmirësojë iniciativat e menaxhimit dhe të përkrahin vendosjen e sistemeve të qëndrueshme të administratës lokale në rajonin e Ballkanit PerëndimorÇmimet #westernbalkans janë ndarë për disa fusha që kanë të bëjnë kryesisht me reagimin e institucioneve gjatë krizës së shkaktuar nga #COVID19.
Në këtë pikëpamje, kemi kënaqësi që komuna jonë e ka fituar këtë çmim në fushën e cila ka të bëjë me inovacionin shoqëror. Në mënyrë të veçantë u falënderohemi organizatorëve. Duam të theksojmë edhe me këtë rast se si shërbim i qytetarëve dhe si vetëqeverisje lokale jemi shumë krenar për këtë çmim, krenarë me koordinatorët tonë, vullnetarët, partnerët dhe sponsorët, e mbi të gjitha me qytetarët e Komunës së Tuzit. Ky çmim është mirënjohje për tre javë të karantinës, fuqinë, bashkësinë dhe përgjegjësinë të cilën e kemi treguar si komunitet. VO. Ky informacion është marrë nga Malësia org.
Në linkun më poshtë do të gjeni më shumë informacione: https://www.respaweb.eu/0/news/371/meet-the-winners-of-the-first-western-balkans-public-administration-award-contest