Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Çun Lajçi:Korba të zi që korrokatni, mos ejani me më pa

Jo mos ejani me m’pa

Paska shkrue Kimetja, “Arben, çka pret që s’shkon Çunin me pa?”
He, asaj iu ndritë pena, se e din kush isha,( e besa edhe kush jam), por jo, mos ejani, se unë i pamë kam qenë, që ditën që dola n’pension nga rruga!
Po nga rruga, si qeni zhugan, se Memlia që ishte ministër, s’e donte Çunin me përcjellë me shfaqje si duajenin e 5 dekadave (siç bamë ne me Ragipin, Shaniun, Istrefin…)
E vrante samari i 200-të roleve n’xhepat e skenës!
Tash s’keni pse vini se ka ardhë fati im n’dyert e zemrës, e rrokotel po zhdirgjemi livadheve t’blerueme!
Veç a ka me iu vra ndërgjegja ndonjiherë, që i keni nda kufomat prej kufomave, herojt prej herojve, dëshmorët prej dëshmorëve, invalidët prej invalidëve, e që, edhe pensionistët prej pensionistëve!
Po, ish (e kurrë mos qofshin ma) ministra e kryeministra, dy muej pa dalë n’pension, filanit pa tri vepra, pensionin ia kan ba Nacional me 600 eu!?
Tash po ua them, se ju e dini, unë kurrë derën s’ua çela as me dorë as me shpinë për interesin tim! Për atdheun po, kam qenë gurrë kange e vargu, edhe për herojt, por jo për xhepin tim jo! Për tuejin s’mund t’them se jo!?
Tash po shkruej se m’lidhi covidi për shtrat, se prap do t’isha bjeshkëve t’Rugovës tue vajtua kufinin e falun nga Ju!
Po, ky Çuni me 200 role filmi e teatri e 13 libra (që kurrë s’patet guxim t’i bleni) se jeni aty, mes bastardësh që e morravët atdheun e me pa se çka shkruen ky hajvanat artisti!
Po ju shkruej për linçimet, hajnitë, animet, jaranitë, dashamirët tuej me vila e hotele, që i mbani mbas vetit si strajcat e taxhisë, e jo për mua jo, se ku ju bjen n‘med juve arti e fjala që prenë ma hollë se zhiletat me t’cilat rruheni!
Jo
Mos merrni rrugë kurrë, as të shtrati as të varri im, se korba s’me duhen, e ju dini veç me krrokatë, kur dikush ma i ditun se ju, ua lëshon rrugën. Kësaj i gëzohi ju, kur ne smuremi ose vdesim.
Ah jo, pritni.
S’vdesim ne jo. Ju shkoni n’pakthim, se ne mbesim n’letra.
Do libra i lan do t’meçëm, me iu tregua se edhe n’letra ma të t’mëdhej se ju ishin!
Keni vdekë tue jetua n’dhjamin e veshkëve t’Kosovës, por kanë mbijetua veprat e dietarve prej të cilave ju u frymzuet kur i moret pushkët, por ja që u çkrepi plumbi e mbetët tue i nda fitimet djathtas e majtas, e prap syni ynë i ngitë e prap fytyra juej e zezë!
Jo mos ejani me m’pa, se i keni nda herojt e pensionistët e rroga nacionale u keni dhanë me t’njofshëm, se veprat i kanë ble ashtu-kështu!
Sa mirë me qenë i lirë n’shtratin e covidit e mos me tu rrudhë syni as për mbret as për hyqymet!
Rrnoftë dheu që e shitët pak përtej Çakorrit e do përtej Ibrit bashkë me lirinë e atyne që ikën n’jug, e mos e paçit as për ditën e fundit, ju t’foltorve gojë prishun që fyeni motrat tona!

Spital
08.05.2021

Exit mobile version