Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Deçiqi fiton ndeshjen ndaj Sutjeskës, duke siguruar daljen e parë në skenën evropiane

Me ketë këtë fitore KF Deçiqi ka siguruar daljen në skenën evropiane, dhe kjo për  herë të parë në historinë 95 vjeçare të klubit.

Deçiqi fitoi sot Sutjesken në Nikshiq me rezultatin 2-1.

Të parët shënuan vendasit në pjesën e dytë, në minutën e 59-të për 1-0.

Vetëm dy minuta më vonë, golin e barazimit për Deçiqin e shënoi Kristjan Vulaj nga penalltia për 1-1.

Golin e fitorës (1-2) e shënoi Admir Adroviq në minutën e 68-të.

Me këtë fitore Deçiqi kalon në vendin e dytë të Ligës superiore të Malit të Zi, ndërsa Sutjeska ulët në vendin e tretë.

/MALESIA.ORG/

Exit mobile version