Deçiqi vazhdon pa asnjë humbje edhe pas gjiros së 5-të të Ligës së parë të Malit të Zi.
Sot në stadiumin e Tuzit, Deçiqi barazoi kundër Buduqnostit të Podgoricës më rezultat 2-2.
Buduqnosti shënoi dy gola në pjesën e parë, përmes Kordic në minutën e 20-të dhe Djukanovic në minutën e 34-të.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-2 për Buduqnost.
Ndërkaq, në pjesën e dytë ekipi jonë dominoi krejtësisht lojën.
Ishte Damir Kojasheviq i cili shënoi golin e parë për Deçiq, në minutën e 61-të.
Ndërsa golin e barazimit, në një mënyrë shumë atraktive, të shënuar me thembër, e shënoi sulmuesi Ilir Camaj në minutën e 72-të.
Djemtë tonë patën edhe mundësi tjera për të shënuar, por mbeti ky rezultati përfundimtarë.
Momentalisht Deçiqi renditet i treti në Ligën elitare të Malit të Zi. /MALESIA.ORG/